Programet e studimit
Në të gjitha nivelet e studimit dhe në 14 njësitë akademike të UP-së, gjatë vitit 2021, ishin të akredituara gjithsej 157 programe, nga të cilat në nivelin baçelor ishin 65 programe studimore, në nivelin master 72 programe studimore, përfshirë këtu edhe 4 programe të studimeve të integruara dhe në nivelin e studimeve të doktoratës ishin 20 programe.
