Fakulteti i Arkitekturës

Fakulteti i Arkitekturës ofron një program studimi në nivelin master:

  • Arkitekturë me specializime – MA, 120 ECTS

Duke qenë se Fakulteti i Arkitekturës ka një rol të rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve intelektuale në fushën e arkitekturës dhe ndërtimit, si dhe duke marrë parasysh nevojën e shoqërisë për specializime në fushën e arkitekturës, përmes këtij program ofrohet potencial për bashkëpunim ndërdisiplinor i cili është në harmoni me nevojat aktuale të shoqërisë për qëndrueshmëri arkitekturale, urbane e mjedisore dhe zhvillim të qëndrueshëm të vendit.

Programi, është i orientuar në mësimdhënie, në kërkime të vazhdueshme shkencore, në hulumtime dhe në ofrim të një programi të dizajnuar për të përmbushur qëllimet kryesore në edukimin e gjeneratave të arkitektëve ashtu që të adresojnë sfidat që lidhen me fushat specialistike: Arkitektura e Përgjithme, Urbanizmi dhe Planifikimi Hapësinor, Projektimi, Trashëgimi Kulturore, dhe Arkitektura dhe Teknologjia.

Për më shumë rreth programit, kliko: https://fa.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,29