Insight.uni-pr.edu – blogu i UP-së që synon afrimin e kërkimit shkencor me komunitetin

03 Tetor 2023
SHARE

Universiteti i Prishtinës ka lansuar blogun e tij. Insight.uni-pr.edu është platforma që afron kërkimin shkencor me komunitetin e gjerë. Një dritare komunikimi e stafit akademik, hulumtuesve, zyrtarëve dhe studentëve të Universitetit të Prishtinës për t’ia shfaqur audiencës zhvillimet e fundit në shkencë, art, letërsi, sport, biznes dhe fusha të tjera, në një format praktik dhe kompakt. Perspektiva akademike nga kërkuesit tanë shkencorë i ofrohet një audience të gjerë për ta kultivuar të menduarit, për të hapur debat, për t’i kontribuuar pasurimit të diskutimit publik dhe përparimit shoqëror.

Në artikullin e parë të publikuar, profesori në Departamentin e Historisë dhe Antropologjisë, Arben Hajdari, informon rreth Urbs et templa Dardaniae – zbulimi i fundit nga Ulpiana / Iustiniana Secundae. Artikullin e plotë e gjeni duke klikuar KËTU.