Për Studentët

Pse të bëheni UP?

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është zgjedhja e parë për studentët kosovarë. UP-ja është institucion publik, më prestigjiozi i arsimit të lartë dhe më i madhi në hapësirën shqipfolese. Për shkak të historikut të tij pesë dekadësh, universiteti ynë njihet si një zgjedhje e sigurt dhe e qendrueshme për studime, i cili ofron një listë të gjerë të programeve akademike. UP-ja shtrihet në qendrën e kryeqytetit, në kampusin më të gjerë në Kosovë, duke shërbyer edhe si qendër e aktiviteteve akademike e profesionale në vend, me profesorët më eminentë të fushave.

  • Universiteti lider në vend;
  • I shquar për cilësi të lartë të studimeve;
  • Tarifat më të ulëta për studentët;
  • Kampus i gjerë – në qendër të kryeqytetit;
  • I shquar për bashkëpunim ndërkombëtar;
  • Baza kryesore e kërkimit shkencor në vend;
  • Staf akademik eminent dhe me përgatitje të lartë akademike;
  • Universiteti me normën më të madhe të publikimit në revistat e njohura ndërkombëtarisht;
  • Institucioni arsimor me nivelin më të lartë të pjesëmarrjes në projekte evropiane;
  • I orientuar drejt përgatitjes së të rinjve për tregun e punës;
  • Pjesa dërmuese e të diplomuarve në Kosovë janë alumni të UP-së.

UP-ja në numra: