Përfaqësimi Studentor
Parlamenti Studentor është organi më i lartë përfaqësues i studentëve në Universitetin e Prishtinës. Përbërja e Parlamentit Studentor legjitimohet çdo dy vjet, nëpërmjet zgjedhjeve studentore që mbahen në universitet.
Përfaqësuesit e Parlamentit Studentor e kanë për detyrë të paraqesin të gjitha problemet apo kërkesat e studentëve para menaxhmentit të UP-së, me ç’rast shumë kërkesa gjejnë zgjidhje.
Parlamenti Studentor nxit jetën studentore nëpërmjet aktiviteteve kulturore, shkencore e sportive. Nëpërmjet organizimit të klubeve të Parlamentit Studentor, bëhet e mundur zhvillimi i projekteve të ndryshme në kampusin universitar.
Struktura e Parlamentit Studentor përbëhet nga 17 deputetë, 4 prej të cilëve janë pjesë e kryesisë së PS-UP-së, duke përfshirë kryetarin, dy nënkryetarë dhe sekretarin e përgjithshëm.
Parlamenti Studentor i mbron interesat e të gjithë studentëve, pa asnjë dallim të vetëm eventual, duke qenë ombrellë për ofrimin e ndihmës ndaj studentëve.
Kryesia:
Qlirim Hoti
Kryetar
Albë Lala
Nënkryetare
Bleron Beka
Nënkryetar
Albin Halimi
Sekretar i përgjithshëm