Fakulteti i Edukimit

Fakulteti i Edukimit ofron tri programe studimi në nivelin themelor/bachelor. Programet e ofruara janë:

  • Programi Edukimi në Fëmijëri të Hershme (0-6 vjet) - 240 ECTS

Qëllimi kryesor i programit është përgatitja e edukatorëve të ardhshëm, të cilët do të jenë kompetentë në punën profesionale me fëmijët parashkollorë. Ky program synon qё edukatorёt e ardhshëm të zotërojnë anёn teorike të fushës sё tyre profesionale, të zbatojnë teorinё në praktikën e përditshme, të mendojnë në mënyrë kritike dhe krijuese dhe të zhvillojnë aftësi praktike për të ndihmuar fëmijët në zhvillimin e tyre fizik, social, emocional dhe njohës. Kompetencat e edukatorëve të ardhshëm synojnë të arrihen përmes programit katërvjeçar, i cili përfshin aspekte nga fusha e psikologjisё dhe pedagogjisë sё fёmijёrisё sё hershme, pedagogjisë lёndore/akademike dhe praktikës pedagogjike, të organizuara në kopshte dhe shkolla, brenda të cilave janë të vendosura klasat parafillore. Gjatë periudhës katërvjeçare, studentët do të përfshihen gjithashtu në aktivitete të ndryshme jashtëshkollore dhe kërkime të ndryshme, që do t‘i ndihmojnë ata të identifikojnë dhe zgjidhin çështjet që lidhen drejtpërdrejt me punën e tyre me fëmijët e moshës 0-6 vjeç.

Për më shumë rreth programit kliko KËTU

  • Programi Fillor – 240 ECTS

Qëllimi i Programit Fillor është t'u ofrojë studentëve njohuri, aftësi dhe vlera të nevojshme për të kryer profesionin e mësuesit në arsimin fillor. Programi synon të pajisë studentët me njohuritë e përmbajtjes kurrikulare për nivelin e dhënë dhe me njohuritë dhe aftësitë pedagogjike të nevojshme për të dhënë një mësimdhënie efektive. Programi synon t'u mundësojë studentëve që të jenë të përgatitur për të përballuar detyrat dhe pritjet e profesionit të mësuesit, duke përfshirë të kuptuarit e mjedisit të përshtatshëm të të mësuarit, planifikimin dhe zhvillimin e kurrikulës, si dhe kuptimin e faktorëve që ndikojnë në të mësuarit e suksesshëm. Programi synon të përgatisë mësues të rinj që të jenë të gatshëm të kontribuojnë në zhvillimin e shkollës dhe profesionit të mësuesit, duke ndjekur trendet bashkёkohore në mësimdhënien cilësore, duke përfshirë integrimin e teknologjisë dhe përshtatjen e mësimdhënies së tyre me specifikat e studentëve.

Për më shumë rreth programit kliko KËTU

  • Programi Pedagogji e Përgjithshme - 240 ECTS

Qëllimi i programit të Pedagogjisë së Përgjithshme është të përgatisë kandidatë, të cilët do të jenë në gjendje të analizojnë, vlerësojnë dhe reflektojnë në mënyrë kritike mbi problemet aktuale pedagogjike dhe që do të zbatojnë në mënyrë cilësore teoritë dhe praktikat bashkëkohore si bashkëpunëtorë profesionistë në institucionet pedagogjike, sociale dhe kulturore. Studimet bachelor të Pedagogjisë synojnë arsimin bazë pedagogjik me fokus në lëndët që trajtojnë aspekte teorike dhe praktike në sferat pedagogjike, sociale dhe kulturore.

Për më shumë rreth programit kliko KËTU