Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike ofron katër programe studimi në nivelin themelor/bachelor. Programet e ofruara janë:

  • Mekatronikë – 180ECTS

Mekatronika është bërë çelësi për shumë prodhime dhe shërbime. Sistemet moderne sot e kanë arritur nivelin e përsosshmërisë, të cilin nivel ka qenë e vështirë ta imagjinojmë me përdorimin e metodave tradicionale. Mekatronika integron fushat klasike të inxhinierisë mekanike, inxhinierisë elektrike, inxhinierisë kompjuterike dhe teknologjinë informative, për të realizuar principet bazë të metodologjisë bashkëkohore të dizajnimit. Rëndësia e Mekatronikës do të rritet edhe më shumë për shkak të kërkesave të konsumatorëve, duke siguruar vende shumë më atraktive të punës për njerëz me këtë kualifikim por edhe që posedojnë kompetenca dhe shkathtësi të mjaftueshme. Tregu i punës në Mekatronikë përfshin të gjithë sektorët e industrisë, duke përfshirë edhe kompanitë e angazhuara në:

  • Automatizimin Inteligjent (konceptet moderne të programimit),
  • Metodat dhe sistemet Mekatronike (Mekatronika e përgjithshme, robotika industriale), robotika e avancuar (robotët e lëvizshëm dhe shërbyes),
  • Prodhimtaria Inteligjente etj.

Si rrjedhojë ekziston shumëllojshmëri e kërkesave për studimet bachelor në Mekatronikë në Kosovë, të tilla si:

  • Aftësi praktike në hartimin dhe zbatimin e sistemeve të kontrollit;
  • Aftësitë praktike në ruajtjen dhe përmirësimin e sistemeve ekzistuese për sistemet e kontrollit;
  • Aftësi në përpunimin e sensorëve inteligjentë, sinjale digjitale dhe bazës së të dhënave;
  • Aftësi në programet në gjuhën C, dhe PLC;
  • Aftësia e perceptimit të teknologjive të reja.
  • Kërkesa në rritje për inxhinierë të diplomuar me njohuri dhe aftësi në Mekatronikë në Kosovë;
  • Kërkesa për njohuri të specializuara dhe të aftësive në Mekatronikë në një kompani të veçantë;
  • Zgjedhja e prioriteteve nga lista e deklaruar e sistemeve industriale të cilat kanë kërkesa kryesore për inxhinierë të diplomuar në Mekatronikë.

Tendenca kudo e pranishme dhe në rritje për produkte teknologjike me shkallë të lartë të ndërlikueshmërisë dhe funksionalitetit të integruar shton kërkesën për inxhinierë të mekatronikës me njohuri veprimi thelbësore ndërdisiplinare.

Për më shumë rreth programit, kliko KËTU

  • Komunikacion dhe transport – 180 ECTS

Përmbajtja programore në studimet bachelor u mundëson studentëve të fitojnë një bazë të zgjeruar të njohurive inxhinierike, aftësi dhe përvojë të mjaftueshme për punë individuale dhe kolektive gjatë zgjidhjes së problemeve konkrete në praktikë nga lëmi i komunikacionit, si dhe u mundëson bazë adekuate për vazhdimin e studimeve të mëtutjeshme.

Pas përfundimit me sukses të studimeve themelore bachelor, studenti do të jetë në gjendje të:

  • njohë disiplinat fundamentale nga lëmi i inxhinierisë së transportit në nivel të trendëve dhe zhvillimeve bashkëkohore,
  • ë incizimin dhe analizën e jolinearitetit të qarkullimit,
  • llogaris kapacitetin dhe nivelin e shërbimit në pjesë të ndryshme të rrugës dhe në udhëkryqe,
  • ë planin e rregullimit të qarkullimit në udhëkryqe,
  • ë elementet dinamike dhe statike të rrugës dhe përcaktojë itinerarin dhe kushtet e transportit,
  • auditimin e sigurisë në rrugë,
  • përzgjedh metodat adekuate gjatë planifikimit të lëvizjeve.

Inxhinierët e komunikacionit kryesisht punojnë në incizimin, analizimin, planifikimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, rregullimin e qarkullimit me qëllim të rritjes së shkallës së sigurisë në rrugë apo hekurudhë.

Për më shumë rreth programit, kliko KËTU

  • Termoenergjetike dhe Energji të Ripërtëritshme – 180 ECTS

Përmbajtja programore në studimet bachelor u mundëson studentëve të fitojnë një bazë të zgjeruar të njohurive inxhinierike, aftësi dhe përvojë të mjaftueshme për punë individuale dhe kolektive gjatë zgjidhjes së problemeve konkrete në praktikë nga lëmi i Termoenergjetikës dhe Termoteknikës, si dhe u mundëson bazë adekuate për vazhdimin e studimeve të mëtutjeshme.

Pas përfundimit me sukses të studimeve themelore bachelor, studenti do të jetë në gjendje të:

  • ë pajisjet termoenergjetike dhe termoteknike, energjive të ripërtëritshme dhe të
  • njohë proceset të cilat kryhen me to,
  • njohë disiplinat fundamentale nga lëmi i inxhinierisë së Termoenergjetikës dhe energjive të ripërtëritshme në nivel të rendeve dhe zhvillimeve bashkëkohore,
  • vlerësojë rëndësinë, potencialin dhe dobinë ekonomike të burimeve të ndryshme të ripërtëritshme (solare, të erës, gjeotermale, të ujit, biomasës) si dhe integrimin e tyre në sistemin e përgjithshëm energjetik,
  • ë incizimin dhe bilancin termik të ndërtesave dhe shpenzuesve tjerë termikë,
  • ë projektime lidhur me ngrohje, ftohje, ventilim dhe klimatizim,
  • përpilojë planin e mirëmbajtjes dhe të shfrytëzimit të pajisjeve,
  • të kuptojë natyrën dhe aspektin inxhinierik të formave të shndërrimit të energjisë së ripërtërishme si dhe të posedojë njohuri profesionale bazike nga lëmi i shndërrimit dhe përdorimit të energjisë.

Për më shumë rreth programit, kliko KËTU

  • Prodhimtari dhe Inxhinieri Industriale me Menaxhment – 180 ECTS

Inxhinierët e teknologjisë së prodhimtarisë kryesisht mund të punojnë në konstruktimin e procesit teknologjik, udhëheqjen e procesit të prodhimit, projektimin e hallkave prodhuese, në të cilin kalkulon numrin e makinave, hapësirave prodhuese, numrin e punëtorëve, kapacitetin e nevojshëm të mjeteve transportuese në procesin e prodhimit, udhëheqjen e ekipeve të salduara në proceset prodhuese, konstruktimin e veglave për stancim dhe lakim, përgatitjen e linjës prodhuese, përcjelljen e materialit për hyrje-dalje në procesin e prodhimit, ekonomizimin e prodhimit etj. Gjithashtu e njeh mirë kualitetin e materialit dhe zbatimin e tij në vendin e duhur. Përmbajtja programore në studimet bachelor u mundëson studentëve të fitojnë një bazë të zgjeruar të njohurive të larta inxhinierike, aftësi dhe përvojë të lartë për punë individuale dhe kolektive gjatë zgjidhjes së problemeve konkrete në praktikë nga lëmi i prodhimtarisë, si dhe u mundëson bazë adekuate për vazhdimin e studimeve të doktoratës. Pas përfundimit me sukses të studimeve, studenti do të jetë në gjendje të:

  • bëjë incizimin dhe sintezën e prodhimit në procesin e përpunimit të prodhimeve ushqimore, jometaleve dhe metaleve,
  • projektimin e procesit teknologjik, hallkat përpunuese, mjetet transportuese në prodhim, depot e repromaterialit dhe të prodhimeve të gatshme, infrastrukturën dhe të gjitha elementet që i përkasim në kompletimin e fabrikës,
  • bëjë njohjen dhe kontrollimin e materialeve të salduara dhe jo të salduara,
  • ë me efikasitet instrumentet dhe veglat për stancim dhe lakim,
  • ë makinat me dirigjim numerik,
  • bëjë krahasimin e propozimeve të ndryshme me rastin e zgjidhjes së një problemi.

Për më shumë rreth programit, kliko KËTU