Studimet master

Studimet master në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” zgjasin një (1), respektivisht dy (2) vjet dhe kërkojnë 60, respektivisht 120 pikë të ECTS-së. Përfundimi me sukses i studimeve themelore – master është kusht për regjistrimin e studimeve të doktoratës. 

Me përfundimin e suksesshëm të studimeve master fitohet thirrja akademike master i shkencës, master profesional apo master i arteve.

Kriteret unike për organizimin e studimeve master, kushtet e regjistrimit në studime, kushtet e regjistrimit të vitit, kohëzgjatja e studimeve, ndërrimi i programit të studimeve, punimi diplomës së masterit, procedura e mbrojtjes si dhe çështjet tjera të rëndësishme për studimet master në Universitetin e Prishtinës janë të rregulluara me Rregulloren për Studime Master, të cilën mund ta gjeni duke klikuar KËTU.