Këshilli Botues
Veprimtaria botuese e Universitetit të Prishtinës administrohet nga Këshilli Botues, i cili vepron në bazë të Rregullores për publikimet e Universitetit të Prishtinës. Ky këshill është i mandatuar nga Senati i Universitetit për të shqyrtuar dhe lejuar botimin e publikimeve universitare, si dhe jep ide, mendime dhe pikëpamje për politikën dhe avancimin e publikimeve universitare dhe veprimtarisë botuese të Universitetit. Përgjegjës për sigurimin e cilësisë dhe mbarëvajtjes së veprimtarisë botuese në UP është Prorektori për personel akademik, integritet dhe botime, i cili është edhe anëtar i Këshillit Botues.
Këshilli Botues përbëhet nga njëmbëdhjetë anëtarë me të drejtë vote, që njëkohësisht janë edhe redaktorë përgjegjës të teksteve nga fushat përkatëse, dhe kryesohet nga kryetari, i cili zgjidhet nga anëtarët.
Përbërja aktuale e Këshillit Botues dhe fushat që përfaqësojnë:
- Prof. dr. Faton Berisha, prorektor (kryetar i Këshillit Botues)
- Prof. dr. Muhamet Mala, shkencat shoqërore
- Prof. ass. dr. Nerimane Kamberi, shkencat filologjike
- Prof. dr. Visar Morina, shkencat juridike
- Prof. dr. Hysni Osmani, shkencat teknike
- Prof. dr. Tahire Maloku Gjergji, shkencat mjekësore
- Prof. asoc. dr. Dukagjin Zeka, shkencat bujqësore dhe të veterinarisë
- Prof. dr. Naser Zabeli, edukimin
- Prof. asoc. dr. Florian Miftari, edukimin fizik dhe sportin
- Prof. ass. dr. Arta Xhambazi, arkitekturën