Fakulteti Filozofik

Fakulteti Filozofik ofron 7 programe studimi në nivelin master. Programet e ofruara janë:

 

  • Histori– MA, 120 ECTS

Programi Histori Koha e Re tanimë ka një historik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Departamentin e Historisë. Për herë të parë është akredituar në vitin 2011 dhe është riakredituar në vitin 2014.  Programi synon të nxjerr kuadro të kualifikuar shkencore profesionale nga lëmi i Historisë së Re, respektivisht shekujve XIX dhe XX, kuadro këto të cilët do të plotësojnë nevojat e tregut të punës në Kosovë. Prioritet i programit është aftësimi i studentëve për punë hulumtuese shkencore, që të sistemohen në institutet shkencore hulumtuese si Instituti i Historisë, Instituti Albanologjik, Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës, në muzetë e Kosovës etj. Nga përvoja e deritanishme, ka pasur të punësuar edhe në arsimin fillor dhe të mesëm si mësimdhënës. 

Që nga fillimi kur është përpiluar për herë të parë programi është bërë përpjekje që të avancojë njohuritë e studentëve në lëmin e historisë botërore, ballkanike dhe kombëtare për shekujt XIX dhe XX. Kurset të cilat ofrohen në këtë program përfshijnë histori të përgjithshme por edhe njohuri nga disiplina të tjera të historisë si, histori ekonomike, të artit, arsimit, gjeopolitikë, etj. Rëndësi e veçantë i është kushtuar edhe historiografisë ndaj edhe janë përfshirë dy lëndë Historiografi Botërore, shek. XIX-XX dhe Historiografi Shqiptare, shek. XIX-XX me qëllim që studentët të njoftohen me qasjet kryesore historiografike gjatë shekujve XIX dhe XX. Duke pasur parasysh profilin e këtij programi, i cili është shkencor dhe profesional, fokus i është dhënë hulumtimit dhe balancimit në mes të pjesës teorike dhe praktike të programit. Në këtë kontekst përveç lëndëve Metodologji dhe Teori e Shkencës dhe Arkivistikë në Teori dhe Praktikë  është bërë përpjekje që edhe sillabuset e lëndëve të tjera të përmbajnë pjesën teorike por edhe atë praktike, në mënyrë që përmes hulumtimeve dhe ushtrimeve studentët të aftësohen profesionalisht për punë shkencore. Mësimdhënësit e angazhuar në këtë program aplikojnë mësimdhënje interaktive meqë janë të përkushtuar që të ndjekin standardet më të reja evropiane dhe botërore të mësimdhënies.

Për më shumë rreth programit, kliko: https://filozofiku.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,60.

 

  • Arkivistikë – MA, 60 ECTS

Programi Arkivistikë MA profesional ka si mision të përgadis profesionistë të fushës së Arksvistikës për nevoja të institucioneve publike dhe jo publike, të kompanive të biznesit, të agjencive dhe organizatave qeveritare dhe jo qeveritare të cilat janë krijuesit të lëndës arkivore në formatin e shkruar (hard copy) apo digjital. Studentët e diplomuar do të jenë specialistët shumë të nevojshëm për të menaxhuar, seleksionuar dhe ruajtur lëndën arkivore të këtyre institucioneve.

Me kualifikimin e kuadrit profesional arkivor studentët do të përfitojnë njohuritë dhe shkathtësitë nga lëmia e arkivistikës, duke filluar nga momenti i krijimit të dokumenteve të krijuesit e deri të dorëzimi në arkivin kompetent si dhe punët profesionale në rregullimin, përpunimin, shfrytëzimin, publikimin, ruajtjen etj. të dokumentacionit.

Përgatitja profesionale nga arkivistika dhe menaxhimi zyrtar është nevojë e kohës.

Me aftësimin e kuadrit profesional priten rezultate të konsideruara në avansimet profesionale duke filluar nga mënyra e krijimit, evidencimit, klasifikimit, arkivimit, ruajtjes, digjitalizimit shfrytëzimit, publikimit etj.të dokumenteve arkivore.

Për më shumë rreth programit, kliko: https://filozofiku.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,60

 

  • Filozofii – MA, 120 ECTS

Programi është i ndërtuar me qëllim të thellimit të njohurive të studentëve për fushën e studimit dhe përfshin metoda relevenate didaktike të këtij niveli të studimit. Koncepti dhe qëllimi i programit konsiston në: Arsimimin dhe edukimin e studentëve në fushën e filozofisë, duke zhvilluar dhe afirmuar teoritë dhe koncepte kryesore filozofike dhe duke promovuar studimin dhe hulumtimin në këtë fushë.

Njëri nga qëllimet themelore të departamentit të Filozofisë është zhvillimi i kapaciteteve dhe shkathtësive të të menduarit kritik. Në funksion të këtij qëllimi Departamenti i Filozofisë ofron kurse të avancuara (MA) në disiplinat klasike të filozofisë dhe në çështjet që përfshijnë problematikën e shoqërive bashkëkore si logjika, metafizika, teoria e njohjes, etika, filozofia politike, filozofia e religjionit, filozofia e artit, e mediave, filozofia e të drejtave të njeriut, etj.

Objektivat e programit MA Filozofi janë:

  • Zhvillimin e mendimit kritik dhe kreativ mbi traditën filozofike dhe mbi çështjet të domethënëse  për  botën e  sotme; 
  • Zhvillimin e burimeve njerëzore për aplikimin e të arriturave teorike dhe filozofike në jetën praktike;  
  • Krijimi i kapaciteteve profesionale dhe intelektuale, të afta të marrin përgjegjësi qytetare mbi proceset shoqërore (politike, sociale, kulturore, arsimore, ambientale etj.) në Kosovë;
  • Kompletimin e formulës akademike të Bolonjës 3+2 (BA+MA).
  • Mundësia për vazhdimin e shkollimit në nivelin PhD.

Për më shumë rreth programit, kliko: https://filozofiku.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,61

 

  • Sociologji – MA, 120 ECTS

Programi studimor është në përputhje të plotë si me misionin e Universitetit të Prishtinës, të definuar me Statut ashtu edhe me misionin e Fakultetit Filozofik të përkufizuar përmes Strategjisë Zhvillimore 2018-2023. 

Programi në nivelin makro është dy komponentësh. Si i tillë mëton të zhvillojë komponentën kërkimore (shkencore) dhe atë didaktike (arsimore). Për këtë arsye në semestrin e tretë programi degëzohet në dy drejtime: drejtimin shkencor dhe arsimor. Në drejtimin shkencor janë paraparë më shumë lëndë të metodologjisë kërkimore, të cilat janë vazhdimësi e vitit të parë ndërsa në drejtimin arsimor janë paraparë më shumë lëndë me përmbajtje didaktike, si në aspektin teorik ashtu edhe atë metodologjik Në bashkëpunim të hapur që kemi me institucionet shkollore parauniversitare, studentët mund të vëjnë në provë kompentencat e tyre pedagogjike, ndërsa nëpër institute të ndryshme në sektorin e shoqërisë civile mund të aplikojnë shkathtësitë e tyre hulumtuese.

Në këtë kontekst, ky program studimi ka për qellim: 

krijimin e kuadrove që mendojnë në mënyrë sociologjike për problemet dhe fenomenet shoqërore dhe shoqërinë njerëzore në përgjithësi, duke u bazuar në traditën e mendimit sociologjik dhe intelektual, por edhe për temat dhe debatet aktuale nga fusha e sociologjisë; aftësimin e kuadrove për të bërë hulumtime empirike nga fusha e shkencave sociale për institute, qendra dhe agjenci të ndryshme kërkimore, duke vrojtuar, analizuar, shpjeguar dhe vlerësuar me profesionalizëm dhe në mënyrë kritike proceset dhe fenomenet shoqërore;krijimin e kuadrove për mësimdhënie të Sociologjisë, Edukatës qytetare dhe lëndëve tjera nga fusha e shkencave shoqërore, nëpër shkolla, kolegje etj.

Objektivat e programit MA Sociologji  janë në:

  • krijimin e kuadrove që mendojnë në mënyrë sociologjike për problemet dhe fenomenet shoqërore dhe shoqërinë njerëzore në përgjithësi, duke u bazuar në traditën e mendimit sociologjik dhe intelektual, por edhe për temat dhe debatet aktuale nga fusha e sociologjisë;
  • aftësimin e kuadrove për të bërë hulumtime empirike nga fusha e shkencave sociale për institute, qendra dhe agjenci të ndryshme kërkimore, duke vrojtuar, analizuar, shpjeguar dhe vlerësuar me profesionalizëm dhe në mënyrë kritike proceset dhe fenomenet shoqërore;
  • krijimin e kuadrove për mësimdhënie të Sociologjisë, Edukatës qytetare dhe lëndëve tjera nga fusha e shkencave shoqërore, nëpër shkolla, kolegje etj.

Për më shumë rreth programit, kliko: https://filozofiku.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,62

 

  • Psikologji Shkollore dhe Këshillim – MA, 120 ECTS

Programi MA në Psikologji Shkollore dhe Këshillimi përgatit psikologë të rinj për të punuar në një mjedis shkollor, duke fituar ekspertizë dhe duke marrë aftësitë e nevojshme për t'i kuptuar dinamikat e ndryshme, kontekstin, problemet dhe duke u përpjekur të gjejnë zgjidhjet e duhura.

Programi master në Psikologji Shkollore dhe Këshillimi paraqet një ndërthurje të qëllimshme dhe adekuate didaktike dhe kërkimore. Programi është i ndërtuar si duhet në pikëpamje didaktike, duke integruar elemente të mësimdhënies bashkëkohore, ku student përfshihet në çdo hap. Studentët do të pajisen me njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme për kërkim të pavarur dhe punë kërkimore ekipore, duke u bërë pjesë si e projekteve hulumtuesve të profesoratit të Departamentit të Psikologjisë, ashtu edhe duke i nxitur për të ndjekur interesat vetanake hulumtuese në fushën e psikologjisë shkollore dhe/ose asaj të këshillimit.

Objektivat e programit MA Psikologji Shkollore dhe Këshillimi  janë që studentët të:

  • Demonstrojnë njohuri të avancuara në teoritë psikologjike të aplikueshme në vlerësim psikologjik dhe në përgjithësi në shkollë;
  • Tregojnë shkathtësi në konceptimin dhe realizimin e hulumtimeve relevante;
  • Demonstrojnë shkathtësi të raportimit të gjetjeve nga hulumtimet;
  • Njohin kontekstin shkollor, komunitar dhe ndryshimet sociale në Kosovë;
  • Demonstrojnë shkathtësi këshillimi;
  • Njohin dhe zbatojnë parimet etike në hulumtim, këshillim dhe punën në shkollë.

Për më shumë rreth programit, kliko: https://filozofiku.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,63

 

  • Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci – MA, 120 ECTS

Ky program është në përputhje me misionin e Fakultetit Filozofik. Programi synon të sigurojë studime cilësore në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira të përdorura në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë. Programi synon të forcojë njohuritë teorike dhe aftësitë praktike të studentëve në fushën shkencore politike sipas nevojës për tregun tonë të punës.

Programi ynë paraqet një ekuilibër midis elementeve të ndryshëm didaktik dhe kërkimit në fushën e Marrëdhënieve Ndërkobëtare dhe Diplomacisë. Studentët pritet që kështu të fitojnë njohuri të përparuara për të kuptuar dhe analizuar zhvillimet në fushën e shkencave politike. Përveç lëndës së Shkrimit Akademik dhe Metodologjisë së Kërkimit, studentët do të ndërtojnë aftësi kërkimore ndërsa shkruajnë seminare dhe ese në kurse të ndryshme. Për më tepër, çdo student është i detyruar të shkruajë tezën e tij / saj të MA.

Për më shumë rreth programit, kliko: https://filozofiku.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,64

 

  • Studime Evropiane dhe Administratë Publike – MA, 120 ECTS

Masteri i Shkencave në Studime Europiane dhe Administratën Publike i përgatit studentët për të bërë karrierën e tyre si vendimmarrës pavarësisht integrimit evropian dhe administratës publike, rolit ose funksionit që ata mund të kryejnë. Programi kombinon module të domosdoshme të profilit shkencor dhe profesional, të cilat kanë një qëllim të qartë që në fund të procesit studentët të jenë në gjendje të diplomohen me një temë të përgatitur sipas standardeve të mirëfillta shkencore, të jenë të gatshëm për tregun e punës, si zyrtarë të kualifikuar dhe drejtues ose edhe si arsimtarë të shkollave.

 Qëllimi i programit është të zhvillojë dhe të rrisë ekspertizën e nevojshme për hulumtimin dhe zbatimin e studimit në lidhje me këto fusha të politikës. Për më shumë, programi synon të sigurojë parakushte për zhvillimin e ekspertëve dhe zyrtarëve kompetentë të cilët do të jenë në gjendje të kontribuojnë në mënyrë efektive në fushat e Administratës Publike si dhe në procesin e Integrimit Evropian. Ky qëllim është në përputhje të plotë edhe me agjendën e BE-së të Kosovës, sepse reforma e Administratës Publike përmendet rregullisht si një nga prioritetet e Kosovës. Në këtë aspekt, ky program do të kontribuojë në promovimin e prirjeve shoqërore dhe politike si dhe për ta mbështetur atë sa më shumë që të jetë e mundur duke krijuar staf kompetent, të tillë si zyrtarë për administratën publike, ekspertë të politikë-bërjes, hulumtues për institucione kërkimore, aktivistë të OJQ-ve, potenciale akademike, etj. Për më tepër, mësimi dhe kërkimi shkencor në këtë Program do t'i kushtojë vëmendje dinamikës së zgjerimit të

Bashkimit Evropian si një proces i vazhdueshëm i ndërtimit institucional, zhvillimeve socio-ekonomike dhe procedurave të politikë-bërjes dhe rolit të Administratës Publike në procesin e integrimit në BE të vendeve kandidate.

Objektivat e këtij programi janë që studentët të:

  • Analizojnë thellësisht konceptet kryesore që lidhen me: Evropianizimin; Integrimin evropian; Vendimmarrjen dhe politikat e institucioneve evropiane; Politikat e BE-së në lidhje me administratën publike dhe shoqërinë civile; Marrëdhëniet e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokus në atë BE - Kosovë;
  • Hulumtojnë dhe shkruajnë seminare, ese, punime kërkimore, etj. sipas praktikave më të mira akademike;
  • Do të jenë në gjendje të kërkojnë dhe interpretojnë ngjarjet, zhvillimet dhe politikat evropiane në kornizat kombëtare, rajonale dhe lokale;
  • Identifikojnë, kombinojnë dhe aplikojnë perspektivat dhe metodologjitë përkatëse teorike me një ide për të zgjidhur çështje specifike dhe për të ofruar mundësi të orientuara drejt politikave;
  • Përdorin qasjet dhe metodologjitë në mënyrë të integruar ndërsa zhvillojnë hulumtimet;
  • Mbledhin dhe eksplorojnë të dhëna ndërdisiplinore teorike dhe empirike në fushën e evropianizimit, integrimit evropian dhe administratës publike;
  • Përgatitjen dhe aftësimin për punësim në sektorë të ndryshëm të administratës publike, shoqëri civile dhe në sektorë të biznesit;
  • Përdorin bazat e të dhënave ndërkombëtare dhe punojnë si studiues dhe analistë të mediave;
  • Ndjekin në mënyrë kritike dhe interpretojnë politikat, idetë dhe konceptet e BE-së për Evropën, Ballkanin Perëndimor dhe proceset e integrimit evropian;
  • Identifikojnë, prezantojnë dhe analizojnë çështjet kulturore, shoqërore dhe politike që lidhen me to në kontinentin evropian dhe më gjerë;

Për më shumë rreth programit, kliko: https://filozofiku.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,64