Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë

Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë ofron katër (4) programe në nivelin e studimeve themelore/baçelor:

 

  • Ekonomia e Bujqësisë – BA, 180 ECTS

Të krijojë traditën shkencore të studimeve në fushën e Agrobiznesit, të transmetojë  njohurit dhe  kompetenca të reja tek ekspertët e ardhshëm të Agrobiznesit, të prodhojë të diplomuar me bazë të fortë të teorisë dhe praktikës ekonomike dhe ti pajisë të diplomuarit   me aftësi analitike për të kuptuar thellësisht çështjet  aktuale ekonomike me të cilat përballen sot kompanite e agrobizinesit në vendin tonë dhe njëkohësisht të sigurojë kontinuitetin akademik të departamentit të Agroekonomisë. Programi i studimit Ekonomia e Bujqësisë, ka vizion interesin afatgjatë të përmbushjes së misionit për krijimin e perspektivës për gjeneratën e re nëpërmjet modernizimit dhe reformimit të sistemit të shkollimit në përputhje me kërkesat e tregut të punës në Kosovë si dhe integrimeve rajonale dhe evropiane në lëmin e Agrobiznesit.

Për më shumë rreth programit, kliko: https://fbv.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,48

 

  • Prodhim Bimorë – BA, 180 ECTS

Kurrikula programit të studimit është e bazuar ne programin e Universitetit te Lubjanës-Slloveni dhe përmban një listë dhe strukturë të lëndëve dhe moduleve obligative dhe zgjedhore me përshkrimet e tyre. Njohuritë e fituara përmes programit të studimit mundësojnë aplikimin e njohurive dhe aftësive të fituara gjatë studimeve për zgjidhjen e suksesshme të problemeve komplekse në mjedise të reja ose të panjohura, veçanërisht në fushën shkencore të bujqesise. Ky program ka për qëllim që t’i aftësojë studentët që:

  • të zbatojnë kurrikulën përmes temave të planifikuara mirë dhe aktiviteteve mësimore të bazuara në rezultatet e pritura,
  • të planifikojnë orët mësimore në përputhje me kërkesat e kurrikulës,
  • të përdorin strategji të ndryshme të mësimit dhe të vlerësimit me studentin në qendër,
  • të përgatisin materiale mësimore dhe të përdorin mediat digjitale në procesin mësimor,
  • të zbatojnë njohuritë e thelluar shkencore në fushën e shkencave bimore në kontekstet e ndryshme shkencore,
  • të vjelin materiale për studime duke zbatuar metoda përkatëse shkencore.

Për më shumë rreth programit, kliko: https://fbv.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,54

 

  • Prodhimtari Shtazore – BA, 180 ECTS

Qëllimi kryesor i studimit në programin Prodhimtari Shtazore është që të njoftojë studentët me fushën e gjerë të shkencës së kafshëve dhe zhvillimi i një vlerësimi të rëndësisë së kafshëve dhe industrisë blegtorale në përgjithësi. Studenti duhet të njoftohet me parimet themelore të prodhimit blegtoral përmes diskutimeve të anatomisë dhe fiziologjisë së kafshëve, përmirësimit gjenetik, fiziologjisë së laktacionit, rritjes dhe përbërjes së trupit, të ushqyerit, higjienën kafshëve, racat e ndryshme të kafshëve, teknologjinë e prodhimeve bujqësore, etj. Njohuritë e fituara përmes programit të studimit Prodhimtari Shtazore mundësojnë aplikimin e njohurive dhe aftësive të fituara gjatë studimeve për zgjidhjen e suksesshme të problemeve komplekse në mjedise të reja ose të panjohura, veçanërisht në fushën shkencore të Prodhimtarisë Shtazore. Ky program ka për qëllim që t’i aftësojë studentët që:

  • të zbatojnë kurrikulën përmes temave të planifikuara mirë dhe aktiviteteve mësimore të bazuara në rezultatet e pritura,
  • të planifikojnë orët mësimore në përputhje me kërkesat e kurrikulës,
  • të përdorin strategji të ndryshme të mësimit dhe të vlerësimit me studentin në qendër,
  • të përgatisin materiale mësimore dhe të përdorin mediat digjitale në procesin mësimor,
  • të zbatojnë njohuritë e thelluar shkencore në fushën e Prodhimtarisë Shtazore në kontekstet e ndryshme shkencore,
  • të vjelin materiale për studime duke zbatuar metoda përkatëse shkencore.

Për më shumë rreth programit, kliko: https://fbv.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,53

 

  • Teknologji Ushqimore me Bioteknologji – BA, 180 ECTS

Qëllimi kryesor i këtij programi është edukimi dhe formimi profesional i të interesuarve që vijnë nga niveli paraprak i shkollimit të mesëm (Teknologjia Ushqimore), shkencat natyrore dhe inxhinierike, me qëllim të ndërlidhjes së shkencave natyrore (Biologjia, Kimia) me teknologjinë përpunuese dhe prodhuese në nivelin më të lartë shkencor.

Fusha profesionale është shumë e gjerë dhe përfshin veprimtaritë në hulumtimet shkencore dhe zhvillimore, planifikim dhe përdorim të teknikave dhe pajisjeve për përpunimin e ushqimit, prodhimin dhe kontrollin e ushqimit me prejardhje bimore dhe shtazore. Ky program përgatit kuadrot në veprimtaritë praktike në fushën përpunimit, prodhimit, planifikimit, sigurimit të cilësisë dhe zhvillimit dhe krijon një bazë të fortë për studentët që janë të orientuar për zhvillim të mëtutjeshëm në fushën e teknologjisë dhe bioteknologjisë.

Objektiv i Departamentit Teknologji Ushqimore me Bioteknologji mbetet zhvillimi i mëtejshëm i kapaciteteve njerëzore dhe teknike- teknologjike, ekspertëve të fushës së Shkencave Ushqimore, të cilët do të kenë mundësi reale punësimi për shkak të mungesës së theksuar të ekspertëve në këtë lëmi. Kjo do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në ngritjen e nivelit dhe përafrimin e standardeve tona me ato europiane për të mundësuar më tej rritjen e konsumit të prodhimeve vendore, rritjen e eksporteve dhe zhvillimin ekonomik të vendit përmes bujqësisë dhe agro-përpunimit si lëmi mjaftë premtuese për zhvillimin e zonave rurale dhe zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik të vendit.

Për më shumë rreth programit, kliko: https://fbv.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,56