Fakulteti i Arkitekturës

Fakulteti i Arkitekturës ofron programin studimor “Arkitekturë” në kuadër të studimeve themelore.

Programi i studimit BSc është i orientuar kah përmbushja e qëllimeve të përgjithshme të FA-së, duke ofruar lëndë me përmbajtje moderne dhe të përditësuara, e që janë fleksibile dhe lehtë të adaptueshme me kërkesat lokale, rajonale dhe globale të tregut dhe që janë konform nevojave që kanë fushat e studimit të arkitekturës. Programi i studimit BSc kombinon grup-lëndësh themelore të përgjithshme (matematikore-natyrore-humane), lëndë themelore profesionale (sipas profileve: konstruksione, projektim, urbanizëm, histori/teori arkitekturale, vizualizim,). Poashtu, në program një vend të rëndësishëm kanë edhe lëndët zgjedhore specialistike që paraqesin sinergji të lëndëve themelore-profesionale dhe atyre specialistike në fushat e urbanizmit, arkitekturës, trashëgimisë kulturore, konstruksioneve dhe teknologjisë informative, që vjojnë tutje në nivelin Master. Programi ofron edhe lëndë themelore të përgjithshme/zgjedhore multidisiplinare, si: shkencat humane, sociologji urbane, fenomenologji, gjuhë angleze, softuerët, ëeb aplikacionet, etj., si të rëndësishme për botën e ndërlidhur globalisht për kërkime dhe avansim professional.

Për më shumë rreth programit, kliko KËTU