Biblioteka Qendrore Universitare

Biblioteka Qendrore Universitare (BQU) është njësi organizative në kuadër të Universitetit të Prishtinës.

Detyrat dhe përgjegjësitë e BQU-së janë të përcaktuara me nenin 84 të Statutit të UP-së.

  • BQU-ja mbledh, përpunon dhe ofron në përdorim koleksione mësimore, materiale, informacione dhe shërbime bibliotekare për zhvillimin e veprimtarisë arsimore, shkencore si dhe për zhvillimin e aftësive dhe njohurive të studentëve e mësimdhënësve të tyre.
  • BQU-ja ofron shërbime për studentët dhe personelin mësimor, duke iu dhënë në huazim materiale bibliotekare dhe duke siguruar qasje në burimet elektronike të informacionit. Ofron shërbime profesionale për bibliotekat e fakulteteve përkatëse. Veprimtaria e bibliotekave universitare mbështetet në standardet ndërkombëtare bibliotekare.

BQU-ja është pjesë përbërëse e Rrjetit të Njësuar Bibliotekar të Kosovës, me qëllim të zbatimit të standardeve bibliotekare, përgatitjes dhe shpërndarjes së bazës së të dhënave dhe begatimit e bashkërenditjes së bashkëpunimit ndërbibliotekar

Linku i ueb-faqes së bibliotekës: https://library.uni-pr.edu