Zyra Ligjore

Detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrës Ligjore janë si në vijim:

  • Hartimi i rregulloreve, udhëzimeve dhe rekomandimeve për organet e universitetit;
  • Dhënia e opinioneve juridike për dispozita ligjore, dispozita të statutit, si dhe për akte të tjera normative të zbatueshme në Republikën e Kosovës;
  • Përgatitja e formave të vendimeve dhe të kontratave, të cilat lidhen me subjektet e tjera me të cilat universiteti ka raporte kontraktuese;
  • Përgatitja e padive ndaj personave dhe subjekteve të tjera, të cilat i shkaktojnë dëme universitetit;
  • Përfaqësimi i universitetit në të gjitha procedurat gjyqësore dhe administrative sipas autorizimit të sekretarit të përgjithshëm dhe rektorit;
  • Nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm, dhënia e opinioneve juridike për organet e universitetit;
  • Përgatitja e materialeve për mbledhjet e organeve të universitetit dhe pjesëmarrja në mbledhje, shkrimi i procesverbalit, vendimeve, konkluzioneve, rekomandimeve, si dhe ekstraktit të procesverbalit nga mbledhjet e organeve të universitetit;
  • Bën përgatitjen e materialit për mbledhjet e Komisionit të Studimeve, Këshillit Qendror të Studimeve të Doktoratës, Këshillit Botues, Këshillit Etik, Komisionit për Ankesa dhe Parashtresa të Senatit;
  • Vlerësimi dhe dhënia e interpretimit lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me konflikt të interesit.