Zyra për Marrëdhënie me Jashtë

Detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar janë:

  • Përkrah zhvillimin e bashkëpunimit ndëruniversitar ndërkombëtar nëpërmjet marrëveshjeve dhe protokolleve;
  • Koordinon dhe i përkrah projektet rajonale dhe ndërkombëtare;
  • Udhëheq programin e Universitetit Veror të Prishtinës (UVP);
  • Ndihmon rektorin dhe prorektorin për bashkëpunim ndërkombëtar në të gjitha nivelet për bashkëpunim ndërkombëtar;
  • Përgatit për nënshkrim tekstin e marrëveshjeve dhe protokolleve si dhe organizon ceremonitë përkatëse;
  • Merr pjesë si anëtar i Komisionit të UVP-së, me qëllim të planifikimit të strategjive të mëtutjeshme për zbatimin e suksesshëm të projektit;
  • Harton dhe zbaton projekte, të cilat e avancojnë punën kërkimore dhe shkencore në universitet, në bashkëpunim me prorektorin për bashkëpunim ndërkombëtar;
  • Merr pjesë në takime, konferenca, trajnime të nivelit lokal, rajonal dhe ndërkombëtar, me qëllim të prezantimit të Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe UP-së.