Qendra për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore

Detyrat dhe përgjegjësitë e Qendrës për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore janë:

  • Harton programin e punës së qendrës në harmoni me planin vjetor të punës dhe aktivitetet e qendrës;
  • Mbikëqyr dhe drejton aktivitetet e përditshme të qendrës;
  • Përfaqëson qendrën në kontaktet zyrtare me bashkëpunëtorë, donatorë dhe partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë;
  • Përpilon dhe udhëheq projekte për të përparuar dhe për të thelluar studimin, njohjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut, përfshirë barazinë gjinore brenda UP-së dhe në përgjithësi në të gjitha segmentet e shoqërisë në vendin tonë;
  • Përpilon dhe udhëheq projekte hulumtuese dhe edukuese në fushën e të drejtave të njeriut, përfshirë barazinë gjinore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar;
  • Zhvillon bashkëpunim me zyrat e ngjashme kombëtare dhe ndërkombëtare, me institucionet, organizatat qeveritare dhe joqeveritare dhe me trupat e tjerë që veprojnë në fushën e të drejtave të njeriut dhe të barazisë gjinore;
  • Analizon në vazhdimësi zhvillimet në UP, me qëllim të parandalimit të dukurive eventuale negative në fushën e respektimit të të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore (si në mesin e studentëve, ashtu edhe të administratës dhe stafit akademik) dhe bën rekomandime për të pamundësuar diskriminimin eventual në nivel të UP-së.