Zyra për Zhvillim Akademik dhe Cilësi
Detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrës për Zhvillim Akademik dhe Cilësi janë:
- Koordinon punën në mbështetje të njësive akademike për procesin e akreditimit institucional dhe të akreditimit të programeve, përshirë udhëzimin në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm, si raportin e vetëvlerësimit, planin për zbatimin e rekomandimeve, raportin e progresit për zbatimin e rekomandimeve etj.;
- Punon duke u këshilluar me menaxhmentin e UP-së, përkatësisht me prorektorin për cilësi, si dhe me aktorët e tjerë relevantë për ta përkrahur promovimin dhe zbatimin e rekomandimeve që dalin nga Procesi i Bolonjës në UP;
- Nën udhëheqjen e prorektorit për zhvillim akademik dhe cilësi, e përpilon planin e punës së zyrës dhe e mbikëqyr realizimin e tij;
- E udhëheq rrjetin e koordinatorëve për zhvillim akademik të fakulteteve;
- E përfaqëson Zyrën për Zhvillim Akademik dhe Cilësi në takime, në komisione dhe në organizime të tjera zyrtare brenda dhe jashtë UP-së;
- Ofron shërbime për udhëzime dhe orientim në karrierë të studentëve;
- Organizon aktivitete për orientim në karrierë me qëllim të ndërlidhjes së studentëve dhe punëdhënësit.