Qendra për Zhvillim të Karrierës

Qendra për Zhvillim të Karrierës është njësi e Zyrës për Zhvillim Akademik në UP. Misioni i saj është t’u ofrojë studentëve mundësi për zhvillim personal dhe profesional përmes informimit, këshillimit, trajnimit dhe udhëzimit në karrierë. Përfituesit e shërbimeve të QZHK-së janë: studentët dhe të diplomuarit e UP-së, nxënësit e shkollave të mesme, të cilët kërkojnë mundësi studimi në Universitetin e Prishtinës, fakultetet, organizatat dhe punëdhënësit. Qëllimi kryesor i Qendrës për Zhvillim të Karrierës është përgatitja e studentëve për tregun e punës përmes këshillimit dhe trajnimeve si dhe informimi i tyre për mundësi të ndryshme të zhvillimit në karrierë.

 

Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit të Prishtinës u ofron punëdhënësve: shpalljen e njoftimeve për vende të lira të punës, punëve me honorar dhe praktikës për studentë, prezantimin e kompanive dhe promovimin e mundësive për punësim dhe punë praktike në institucionin përkatës si dhe ndërlidhjen me studentë dhe të diplomuarit e Universitetit të Prishtinës.