Administrata Qendrore
Administrata Qendrore e universitetit është përgjegjëse për çështjet profesionale, administrative dhe teknike në lidhje me:
- Arsimin, kërkimet shkencore dhe punën artistike;
- Administrimin e njohjes së studimeve;
- Administrimin e personelit;
- Aspektet ligjore;
- Planin zhvillimor të universitetit;
- Kontabilitetin dhe financat.
- Mirëmbajtjen dhe dokumentimin e pronës;
- Dosjet;
- Qarkullimin e mallrave;
- Menaxhimin e sistemit të informimit;
- Bazën qendrore të të dhënave;
- Aspektet e tjera të përgjithshme të administratës së universitetit.
Në kuadër të Administratës Qendrore janë:
- Zyra Ligjore;
- Zyra për Personel;
- Zyra për Teknologji të Informacionit;
- Zyra për Buxhet dhe Financa;
- Zyra e Auditimit të Brendshëm;
- Zyra e Prokurimit;
- Zyra për Çështje Akademike;
- Zyra për Shkencë dhe Kërkime të Sponsorizuara;
- Zyra për Zhvillim Akademik dhe Cilësi;
- Zyra për Shërbime të Studentëve;
- Zyra për Marrëdhënie me Jashtë;
- Qendra për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore;
- Qendra për Mësim Tërëjetësor;
- Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie;
- Qendra për Energji dhe Qëndrueshmëri;
- Qendra për Zhvillim të Karrierës;
- Biblioteka Qendrore Universitare.
Biblioteka Qendrore e universitetit është njësi organizative në kuadër të UP-së. Zyrtarët e administratës janë në shërbim të studentëve dhe stafit të UP-së.
Orari zyrtar i punës i AQ-së është 08:00 - 16:00, nga e hëna deri të premten, përveç ditëve zyrtare të pushimit.