Zyra për Personel
Detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrës për Personel janë si në vijim:
- Administrimi dhe menaxhimi i përgjithshëm i Zyrës për Personel dhe të siguruarit epërmbushjes së detyrave në mënyrë efektive;
- Kontributi në rritjen e performancës së personelit, nëpërmjet motivimit dhe zhvillimit të planeve trajnuese;
- Menaxhimi dhe mirëmbajtja e informatave për burimet njerëzore të universitetit, asistimi i menaxhmentit në organizimin e brendshëm, ofrimi i mbështetjes administrative dhe logjistikës;
- Sigurimi i zbatimit të procedurave për rekrutim dhe përzgjedhje, disiplinë, trajtim të ankesave, kërkesave të pushimit, vlerësimit të punës etj.;
- Koordinimi i përgatitjes dhe vlerësimit të buxhetit për punësimin e personelit administrativ të universitetit;
- Menaxhimi i mbrojtjes dhe përpunimit të të dhënave personale sipas legjislacionit në fuqi;
- Menaxhimi i sistemit të arkivit dhe dokumenteve të brendshme të universitetit;
- Ofrimi i shërbimeve logjistike për UP-në dhe Ministrinë e Administratës Publike.