THIRRJE PUBLIKE PËR GARË ME ESE
Me rastin e shënimit të 50-vjetorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, UP-ja hap garë me ese për studentët e tij.

Me kënaqësi ju ftojmë që të bëheni pjesë e kësaj gare, ku do të keni mundësi të ndani pikëpamjet tuaja lidhur me Universitetin e Prishtinës, si dhe të shpërbleheni për shkrimin tuaj. Eseja mund të përfshijë tematika të ndryshme specifike lidhur me UP-në. Mjafton që ju të dëshironi ta ndani atë me ne.


Udhëzimet për aplikim:

  • Aplikantët duhet të jenë studentë aktualë të UP-se;
  • Një student mund të garojë me vetëm një ese;
  • Shkrimi duhet të ketë koherencë dhe të jetë i ndarë në tri etapa: hyrje, shtjellim dhe përfundim;
  • Të gjitha burimet e përdorura duhet të cekën;
  • Shkrimet duhet të dërgohen në formatin PDF, font Times New Roman, në madhësi 12 dhe me hapësirë 1.5 në emailin: [email protected] si dhe të kenë maksimumi 1500 fjalë;
  • Bashkangjitur me esenë duhet të përcillet kopja e skanuar e ID-së studentore, apo vërtetimi që jeni student;
  • Subjekt/titulli i emailit duhet të ketë përmbajtjen: Gara me ese, emri dhe mbiemri (i aplikantit);
  • Afati i fundit për dorëzim të shkrimeve është data: 8 shkurt 2020.


Vlerësimi i eseve:

Vlerësimi i eseve të dorëzuara do të bëhet nga një komision i formuar nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës.

Shpërblimet:

Fituesit do të shpallet në një ceremoni të veçantë të organizuar nga Universiteti i Prishtinës.

Tri vendet e para do të shpërblehen me dhurata simbolike me motive të 50-vjetorit të UP-së, si dhe me mirënjohje.

Klikoni KËTU për thirrjen zyrtare.