Studentët e UP-së, me profesoreshën Kelmendi, sjellin “Dekonstruksionin” përmes pikturave
E mbushur me art dashës ishte këtë të martë hapësira ku u ekspozuan pikturat e studentëve të Universitetit të Prishtinës“Hasan Prishtina”, në Muzeun Kombëtar të Kosovës. Pikturat e kuruara në kuadër të konceptit “Dekonstruksion” u realizuan nga studentë dhe të diplomuar nga programi Arti konceptual dhe mediat e reja, lënda Pikturë Konceptuale, me profesoreshë Majlinda Kelmendin, e cila njëherësh ishte kuratore e kësaj ekspozite.

Hëna e kuqe në pëlhurë të zezë ishte pjesë e pikturës “Sinkronizimi” të studentes dhe piktores së re EmaIsaku. Ajo tha se pjesëmarrja në këtë ekspozitë e ka ndihmuar atë dhe kolegët e saj që të gjejnë stilin e tyre nëpikturë.
“Ne jemi munduar që të sjellim frymën tonë të re, eksperiencat tona të reja nënjë kaos të vogël brenda dekonstruksionit, ku gjendemi tërë kohën duke tentuar që ta gjejmë veten”.

Ndërkaq, e pyetur se sa i ka ndihmuar lënda Pikturë Konceptuale në gjetjen e stilit personal, studentja Enkela Maxhuni, e cila në ekspozitë u paraqit me pikturën “Lookfor the red”, tha se lënda ka qenë shumë e dobishme në këtë aspekt.“Së pari, na ka ndihmuar në teknikë dhe në kërkimin e stilit personal. Pastaj, përkrahja morale e profesoreshës ka qenë një motiv i madh për ne që të jemi të lirë në këtë drejtim,” theksoi Enkela.

Ndërkaq, profesoresha Majlinda Kelmendi ekspozitat e përbashkëta me studentët i sheh si projekte shumë të nevojshme, sepse, sipas saj, ne kemi artistë të rinj të mrekullueshëm, por duke qenë dinamika e problemeve të tjera ekzistuese në shoqëri, njerëzit me vlerëvështirë që vijnë në pah.

“Vetë fjala dekonstruksion,të cilën ekam hedhur si titull, ka lidhje pikërisht me atë qe ne duhet taruajmë traditën duke u moderuar, do të thotë të fusim elemente të modernitetit në jetën e përditshme, megjithatë të ruajmë atë që është e bukur, pra tradicionalen në termin e vlerës së kulturës sonë”. Të vihen në pah vlerat ishte mesazh tjetër i realizimit të ekspozitës nëmuze dhe jo në ambientet e galerisë sëfakultetit, sepse sipas profesoreshës Kelmendi, në muze ka shumë vlera që janë të ekspozuara dhe që nuk vizitohen mjaftueshëm nga qytetarët. 

Koncepti kuratorial i ekspozitës “Dekonstruksion” tenton që, përmes krahasimit dhe kontrastimit të ideve bashkëkohore dhe shembujve historikë, artistët, studentët e artit të jenë në gjendje të shohin se si idetë evoluojnë dhe si e kaluara informon tendencat e ditëve të sotme me ide të reja.

Studentët pjesëmarrës në ekspozitë, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 17 nëntor 2019, ishin: Rea Latifi, Abetare Syla, Agnesa Eshrefi, Ardhmërie Bregovina, Art Terstena, Diore Buzhala, Ema Isaku, Endrita Ibishi, Enkela Maxhuni, Erza Kryeziu, Drilon Haxhijaj, Fikrete Misini, Endrit Jashanica dhe Kybra Alemdar.