Studentët e UP-së, përfitues të programit Erasmus +, rrëfejnë përvojat e tyre
Arita Dreshaj, studente e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” thotë se është krenare që ka pasur mundësi të përfaqësojë UP-në në Institutin e Arkitekturës Dessau, pjesë e të cilit është bërë përmes programit Erasmus+.

Pasi që e kemi përfaqësuar jo vetëm Universitetin e Prishtinës, por edhe Kosovën, ne jemi munduar të promovojmë UP-në në mënyrën më të mirë të mundshme këtë institucion, sepse falë tij kemi arritur të studiojmë në Gjermani”, ka thënë Arita.

E kolegia e saj, studentja tjetër nga ky fakultet, Gjiltina Isufi, ka rrëfyer se si ka fituar çmimin e parë për punimin më të mirë në këtë Institut.  
Ka qenë interesante sepse gjatë vitit, ne si studente të Erasmus-it, nuk kemi menduar se punimi ynë në fund do të zgjidhet si punimi më i mirë i vitit. Mund të them se të jem student me Erasmus+ ka qenë përvoja më e mirë që më ka ndodhur deri më tani”, ka përfunduar ajo.

Këto e shumë rrëfime të studentëve të tjerë, që ishin pjesë e programit Erasmus + u shpalosën në takimin informues të organizuar nga Zyra për Marrëdhënie me Jashtë e UP-së. Pjesëmarrës në këtë takim ishin edhe studentët që pritet të nisin rrugëtimin e tyre drejt universiteteve të tjera partnere.
Studentët përfitues shpalosen shqetësimet e tyre për problemet e shfaqura për pajisjen me viza, mirëpo ZMJ ju ofroi informacionet e nevojshme, si dhe përkrahjen e tyre procedurale në mënyrë që studentët të përfitojnë nga këto mundësi.