“Puna po t’lyp ty” – projekti i studentëve të UP-së për lidhje me tregun e punës
"Puna po t'lyp ty" është një projekt i lezetshëm, i cili është lansuar nga një grup i studentëve të Universitetit të Prishtinës. Ky projekt ka për qëllim informimin e qytetarëve për të dhënat e tregut të punës në Kosovë.

Donjeta Murselaj, pjesë e grupit ideator të projektit, njëherësh edhe studente e Degës së Gazetarisë, është shprehur e kënaqur për realizimin e një projekti të tillë.
"Jam e lumtur që pas një pune mjaft të vështirë, për të cilën kemi punuar qe nga 17 shkurti, kemi arritur ta përfundojmë me sukses projektin ‘Puna po t'lyp ty’, si një platformë e kompletuar, e cila do t’i informojë qytetarët për të dhënat e tregut të punës por edhe do të ketë shpallje për vende pune", ka thënë Donjeta.

Projekti "Puna po t'lyp ty" është projekti fitues në Bootcamp-in "Step it UP", i cili është organizuar nga VentureUP dhe financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC dhe EYE.

Më shumë rreth projektit kuptoni në linkun: https://www.facebook.com/punapotlyp/