Rektori Dema pritet nga Kryeministri Haradinaj

Prof. Dr. Marjan Dema, Rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, u prit sot nga zt. Ramush Haradinaj, Kryeministër i Republikës së Kosovës. Rektori Dema vlerësoi rolin e kryeministrit Haradinaj dhe të qeverisë, që ai drejton, në bashkëpunimin me UP-në dhe e njohu atë me zhvillimet e fundit pozitive në këtë institucion. Kryeministri Haradinaj shprehu mbështetjen për rektorin Dema dhe Universitetin e Prishtinës, si dhe u angazhua për mbështetje nga ana e qeverisë posaçërisht për modernizimin dhe rifunksionalizimi e laboratorëve, rritjen e efektshmërisë së instituteve nëpër fakultete, si dhe rigjenerimin e kapaciteteve kadrovike në fushat deficitare, veçmas në inxhinierinë elektroenergjisë dhe në fushën e matematikës.
Rektori Dema shoqërohej në këtë takim nga prof. Zeqir Veselaj, anëtar i Këshillit Drejtues, prof. Dashamir Bërxulli, Prorektor për bashkëpunim ndërkombëtar, prof. Ethem Çeku, Dekan i Fakultetit të Edukimit, prof. Abdullah Zejnullahu, Dekan i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, prof. Enver Hamiti, Dekan i Fakultetit të Inxhienierisë Elektrike dhe prof. But Dedaj, Dekan i Fakultetit Ekonomik.