MUNDËSI APLIKIMI NË SHKOLLËN VERORE PËR ENERGJI 2019

Njoftohen studentët e nivelit Master dhe PhD se Komuniteti i Energjisë me seli në Vjenë ka hapur mundësinë për të aplikuar në Shkollën Verore për Energji 2019. Këtë vit, kjo ngjarje mbahet në Kraków (Poloni) nga 24 gushti deri më 31 gusht 2019 nën organizimin e përbashkët nga Jagiellonian University dhe AGH University of Science and Technology. Për kandidatët të cilët pranohen të gjitha shpenzimet (përveç biletës së udhëtimit) mbulohen nga organizatori. Lidhur me afatet e aplikimit, kushtet përkatëse dhe detajet tjera ju lutem vizitojeni linkun: https://energy-community.org/aboutus/summer-school/2019.html