APLIKO në PROGRAMIN “STUDENTË AMBASADORË"

Të dashur studentë,

 

Ftoheni të aplikoni në programin “STUDENTË AMBASADORË"

Programi “Studentë ambasadorë” në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” është një mundësi e udhëheqjes vullnetare për studentët, të cilët janë të përkushtuar për të shërbyer dhe përfaqësuar Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Studentët ambasadorë ofrojnë turne në kampus, shërbejnë si përfaqësues dhe kryejnë detyra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe ngjarje të ndryshme të komunitetit. Programi zgjat një vjet.

Kriteret:
- Aplikantët duhet të jenë aktualisht studentë të UPHP-së, të cilët kanë përfunduar së paku një semestër (të jenë studentë të vitit të parë, të dytë, të tretë ose vitit të fundit të studimeve në shkallën e studimeve BA).
-Aplikantët duhet të kenë notën mesatare mbi 7.0.

Shkathtësitë e nevojshme:
- Shkathtësi të larta në të shkruar dhe komunikim;
- Aftësi ndërpersonale;
- Shkathtësi teknike kompjuterike (aftësi të mira në pakon Microsoft Office);
- Shkathtësi në udhëheqje, iniciativë, i besueshëm, i disiplinuar dhe me entuziazëm për të përfaqësuar UPHP-në;
- Aftësi dhe njohuri në gjuhën angleze dhe gjuhë të tjera.

Afati i aplikimit: 26 nëntor 2018 - 7 dhjetor 2018

Aplikoni duke dorëzuar aplikacionin tuaj ( CV dhe LM ), në email adresën: [email protected]