Rektori Dema ngushëllon familjen Rexhepi

E respektuara familje Rexhepi,

Me pikëllim të thellë e pranuam lajmin e ndarjes nga jeta të prof. asoc. dr. Sylejman Rexhepit.

Rexhepi ishte profesor i mjekësisë interne në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.  

Rrugëtimin në UP e filloi si student, për të iu bashkuar më pas UP-së si asistent, në vitin 1985. Në Universitetin e Prishtinës ai kontribuoi si asistent, si profesor, dhe më pas si shef katedrash. Përveç tjerash, profesor Rexhepi ishte një ndër themeluesit e reumatologjisë bashkëkohore të Kosovës.

Profesor Sylejman Rexhepi, për të gjithë ata që e njohën, paraqet një figurë të akademikut të kompletuar. Ai, nga studentët e tij, shquhet si udhërrëfyes e pedagog i shkëlqyer, ndërkaq kolegët do e kujtojnë si profesor me integritet të lartë akademik.

Profesor Rexhepi ka marrë pjesë në shumë kongrese dhe simpoziume vendore dhe ndërkombëtare, si dhe ka publikuar një numër të madh të punimeve shkencore, si autor dhe koautor.

Andaj, me lejoni që në emër të organeve drejtuese dhe menaxhuese, studentëve, stafit akademik dhe administrativ të UP-së, tu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe studentëve të tij, për humbjen e më të dashurit tuaj.

I paharruar qoftë kujtimi për profesor Sylejman Rexhepin!

Me respekt,
Prof. dr. Marjan Dema - rektor