NJOFTIM LIDHUR ME PUNËN NË REKTORATIN E UP-SË SI PASOJË E SITUATËS SË KRIJUAR NGA PANDEMIA E COVID-19

Rektorati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, si masë mbrojtëse për ruajtur shëndetin e stafit dhe të palëve, për shkak të rezultimit pozitiv me COVID-19 të një zyrtari të këtij institucioni, Rektorati do të qëndroj i mbyllur deri në njoftimin e radhës.

Të gjitha shërbimet me palët do të vazhdojnë të ekzekutohen në mënyrë virtuale.

UP-ja bën thirrje që të respektohen me përpikëri vendimet zyrtare për mbrojtje nga COVID-19, duke pasur kujdes të shtuar drejt mbrojtjes së shëndetit të vetvetes, familjes dhe shoqërisë.

Kliko këtu për e-mail adresat kontaktuese të stafit të Rektoratit të UP-së: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,4,1076