Rektori Dema ngushëllon familjen Blaku

E respektuara Familje Blaku,
 
Me dhimbje të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit të çmuar të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, demografit, prof. dr. Rifat Blaku.
Profesor Blaku, me punën dhe me veprën e tij, la gjurmë të përjetshme në shoqërinë tonë. Emri i tij do të kujtohet me respekt për kontributin e çmuar që e ka dhënë si profesor ordinar për dekada të tëra në Fakultetin Ekonomik të UP-së, si prodekan i po këtij fakulteti në periudhën 1991-1997, por edhe për kontributin e pashoq që dha si ministër, zëvendësministër, anëtar komisionesh të ndryshme, e në funksione të tjera me rendësi, ku kontribuoi për arsimin dhe vendin.
Me mendje e zemër, në këto ditë kaq të hidhura, jemi pranë familjarëve dhe miqve të tij.
 
Pushoftë në paqe shpirti i tij!
 
Prof. Dr. Marjan Dema
Rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”