Fakulteti i Ndërtimtarisë

Fakulteti i Ndërtimtarisë ofron 4 programe studimi në nivelin themelor/baçelor. Programet e ofruara janë:

  • Konstruksione – BA, 180 ECTS

Ky program i studimeve është pjesë integrale e zbatimit të misionit që ka institucioni, dhe ka objektivat për edukimin e inxhinierëve duke u mbështetur në arritjet më të fundit shkencore në inxhinierinë e ndërtimit dhe në të njëjtën kohë duke shtuar kompetenca më të veçanta për studentët me njohurit e përgjithshme që lidhen me multi disiplinat dhe kompleksivitetet e fushave të ndërtimeve, e që për arritjet e tyre nevojitet bashkëpunimi me shumë disiplina. Pra, përveç njohurive themelore në fushën e konstruksioneve Programi i Studimeve BSc Konstruktiv Studentëve ju ofron mundësi edhe të zhvillimit për komunikim, llogaritje, menaxhment si dhe njohuri tjera të përgjithshme. Programi i ofron studentëve mundësinë për t'iu përshtatur ndryshimeve teknologjike dhe ti bëjë ato të konkurrojnë si brenda tregut vendas ashtu dhe në nivel ndërkombëtar. Inxhinierët janë një figurë qendrore dhe përgjegjëse për projektimin, ndërtimin dhe funksionimin e një game të gjerë të projekteve të infrastrukturës. Ky program synon të sigurojë studentët me aftësitë e duhura teknike dhe të menaxhimit të procesit të ndërtimit në mënyrë efektive për të kontribuar në këtë mjedis dhe të përgatisë studentët për karrierën e tyre si inxhinier por dhe si kërkues të ardhshëm.

Për më shumë rreth programit, kliko: https://fn.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,58

  • Hidroteknikë – BA, 180 ECTS

Për më shumë rreth programit, kliko: https://fn.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,61

  • Gjeodezi – BA, ECTS

Programi i studimit BSc-Gjeodezi organizohet dhe zhvillohet nga Fakulteti i Ndërtimtarisë – Departamenti i Gjeodezisë sipas sistemit të Bolonjës – vlerësuar me peshën e krediteve ECTS. Bazat për zhvillimin e programit të studimit BSc Gjeodezi janë zhvillimi i shoqërisë, krijimi i njohurive më të reja shkencore në fushat e pajisjeve në tregun e punës, si dhe shërbimet profesionale për nevojat e tregut. Sikur në gjithë Botën, në Evropë ashtu edhe në vendin tonë trendët e zhvillimit në sektorin e gjeodezisë janë konkurrente dhe vazhdojnë të zhvillohen me dinamikë mjaft të lartë sidomos në periudhën 15 - 20 vitet e kaluara. Hartimi Planeve Zhvillimore Urbane të qyteteve janë tregues të rritjes së kërkesave për matje gjeodezike, prodhime hartografike dhe sisteme të gjeoinformacioneve. Kohëve të fundit në vendin tonë ju jepet rëndësi dhe krijimit dhe zhvillimit të zonave ekonomike për të cilat kërkohen shërbimet gjeodezike. 

Për më shumë rreth programit, kliko: https://fn.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,64

  • Inxhinieri e Ambientit – BA, 180 ECTS

Programi i studimit BSc-Inxhinieri e Ambientit organizohet dhe zhvillohet nga Fakulteti i Ndërtimtarisë – Departamenti i Inxhinierisë së Ambientit sipas sistemit të Bolonjës – vlerësuar me peshën e krediteve ECTS. Sipas Programit Kombëtar të Shkencës, i cili ka identifikuar pesë prioritete kombëtare shkencore me qëllim që të krijohen kushte edhe për përgatitje të një programi sistematik arsimor hulumtues, “Burimet natyrore, energjia dhe mjedisi” zë vendin e parë në mesin e këtyre pesë prioriteteve. Kjo për arsye se, vendi është duke u përballur me shfrytëzim të pakontrolluar të burimeve natyrore, dendësi të madhe të popullatës dhe prani të aktiviteteve ekonomike me ndikim të madh në ambient. Ky program është i pari dhe i vetmi i kësaj lëmie në Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë, andaj dhe luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kapaciteteve njerëzore që do të kontribuojnë në përmirësimin e ambientit.

Për më shumë rreth programit, kliko: https://fn.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,67