Studimet themelore / baçelor
Universiteti i Prishtinës, bazuar në rekomandimet e Procesit të Bolonjës, ofron studime në tri cikle:
- 1.Studimet themelore - baçelor;
- Studimet master; shkencore dhe profesionale (të diplomuarit në master profesional nuk mund të regjistrohen në studimet e doktoratës shkencore);
- Studimet e doktoratës.
Në fusha të caktuara ofrohen edhe programe të integruara.
- Universiteti ofron programe të studimeve në 14 njësi akademike, ku përfshihen:
- Shkencat sociale dhe humane;
- Shkencat e edukimit;
- Shkencat teknike dhe të inxhinierisë;
- Shkencat natyrore, matematike dhe bioteknikë;
- Mjekësi, veterinari;
- Arte;
- Ekonomi;
- Drejtësi.
Studimet themelore - baçelor zgjasin tre (3) ose katër (4) vjet dhe kërkojnë 180, respektivisht 240 ECTS kredi. Me përfundimin e suksesshëm të studimeve themelore - baçelor fitohet titulli "Baçelor i shkencës" apo "Baçelor i arteve".
Kriteret unike për organizimin dhe kushtet e regjistrimit në studime, kushtet e regjistrimit të vitit akademik, kohëzgjatja e studimeve, ndërrimi i programit të studimeve, procedura nga paraqitja e kërkesës, elaborimi deri në mbrojtjen e punimit të diplomës baçelor, si dhe çështjet tjera të rëndësishme për studimet themelore - baçelor janë të rregulluara me Rregulloren për Studime Themelore, të cilën mund ta gjeni duke klikuar KËTU.