Universiteti i Prishtinës hap thirrje për punë praktike (Internship) për studentët e vitit të fundit të Fakultetit të Edukimit në Kolegjin e Edukimit (DNS - The Necessary Teacher Training College) në Danimarkë, në kuadër të projektit Erasmus+ KA2 “Recognition and Realization of Experience-based Learning”.
Dokumentet e kërkuara për aplikim janë si më poshtë:
- Certifikata e notave/transkripta (rekomandohet në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
- Certifikata e gjuhës angleze (minimum niveli B2).
Për pozitat e ofruara si dhe informacione të detajuara se çka përfshin bursa, klikoni këtu.
Afati për aplikim është deri më: 23 janar 2025.
Dokumentet me titull “DNS Internship” duhet të dërgohen të skanuara te: Znj. Afërdita Rexhepi, në adresën elektronike: [email protected]. Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument në pdf.
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë. Për më shumë informata rreth mundësive që ofron UP-ja, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu