Edicioni i tetë i konferencës dyditore të Shtyllës për Shkencë, Arsim, Hulumtim e Inovacion të Procesit të Berlinit mblodhi në kryeqendrën gjermane përfaqësues të jetës akademike e universitare nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe vendet e Bashkimit Evropian.
Në konferencën vjetore që sivjet pati moton ,,Guximi për të Ardhmen”, Universitetin e Prishtinës e përfaqësoi rektori i tij Arben Hajrullahu.
Gjatë dy ditëve sa zgjati ky aktivitet, po diskutohet rreth Programit Kornizë për Hulumtim dhe Inovacion të BE-së (FP 10) që pritet të hyjë në fuqi në janar të vitit 2028, ndërsa synon unifikimin e mënyrës se si do të zhvillohet dhe financohet shkenca, kërkimi shkencor dhe shpikjet në Evropë përballësfidave dhe krizave globale.
,,FP 10” është vazhdimësi e programit ,,Horizont” nga i cili përfitoi edhe Universiteti i Prishtinës. https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,38,2583
Në konferencë gjithashtu u fol edhe për idenë evropiane për Ballkanin, nxitjen dhe forcimin e demokracisë dhe u rishikuan dhjetë vjetët e Procesit të Berlinit, një platforme të themeluar nëvitin 2014 me qëllimin e rritjes së bashkëpunimit mes gjashtë shteteve të Evropës Juglindore, Gjermanisë dhe Bashkimit Evropian.
Vitin e kaluar kjo konferencë kishte në qendër partneritetin e pjesës tjetër të Evropës me shtetet ballkanike. https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,37,2315
Universiteti i Prishtinës bashkëpunon me Akademinë Kombëtare Gjermane të Shkencave ,,Leopoldina”, organizatoren e kësaj konference dhe koordinatoren e Procesit të Berlinit në fushën e arsimit, shkencës dhe inovacionit. https://www.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,35,2863