UP fitues i projektit në programin “Horizon Europe” të Komisionit Evropian

02 Shkurt 2024
SHARE

 

UP, në bashkëpunim me institucionet partnere, është fitues i projektit "Reinforcing the Scientific Excellence of the Institute for Ethnopharmacological Studies and Phytotherapy through Twinning with Computer Science - ETHCSTWIN", i financuar nga Komisioni Evropian, në kuadër të programit HORIZON EUROPE (WIDERA-2023-ACCESS-02-01).

Ky projekt do të udhëhiqet nga Instituti për Studime Etnofarmakologjike dhe Fitoterapi “IESP” (National and Kapodistrian University of Athen, "NKUA" Greqi), në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës, University of Gastronomic Sciences (Itali), Fraunhofer-Gesellschaft zur Foerderung der Angewandten Forschung e. V. (Gjermani) dhe Pangea Botanica Germany GmbH (Gjermani).

"ETHCSTWIN" synon zhvillimin e metodologjive inovative me qëllim mbledhjen e të dhënave etnofarmakologjike nga burime të ndryshme, duke përfshirë edhe studime etnobotanike. Po ashtu projekti "ETHCSTWIN" synon të zhvillojë kapacitetet në fushën e Inteligjencës Artificiale (AI), “Machine Learning” dhe “Data Mining”, të cilat do të shërbejnë për mbledhjen, përpunimin dhe krijimin e një baze të të dhënave. 

Nga ky projekt do të krijohet "Ecosystem Excellence Aggregator", një platformë e hapur, e cila, pos që do të mundësojë përpunimin e të dhënave, do të ofrojë mbështetje edhe për trajnimin e palëve të interesuara. Ky do të jetë “Ekosistemi” i parë evropian që do të lidhë kërkimet në fushën e Etnofarmakologjisë dhe Fitoterapisë në zonën e Ballkanit, Mesdheut, Evropës Qendrore dhe më gjerë. Për më tepër, ky projekt do të lehtësojë bashkëpunimet e ardhshme ndërmjet ekspertëve nga fushat e Etnofarmakologjisë dhe Shkencave Kompjuterike. Koordinator i këtij projektit për UP është prof. Avni Hajdari