PROCESI I ZGJEDHJES SË REKTORIT

Shpallja e konkursit 07 Maj 2024

Konkurs për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Prishtinës ''Hasan Prishtina''

Njoftim 22 Maj 2024

Kandidatët e paraqitur në Konkursin me nr. prot. 1/318, datë 7.5.2024, për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, janë: Prof. Asoc. Dr. But Dedaj, Prof. Dr. Faton Berisha, Prof. Asoc. Dr. Gjyljeta Mushkolaj, Prof. Dr. Isak Shabani dhe Prof. Dr. Sefer Avdiaj.

Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në mbledhjen e rregullt, datë 22.5.2024, ka emëruar Komisionin profesional për propozimin e listës së kandidatëve të cilët i plotësojnë kushtet e parapara për t’u zgjedhur rektor, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara me konkurs.

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, do ta shqyrtojë raportin e Komisionit profesional për propozimin e listës së kandidatëve të cilët i plotësojnë kushtet e parapara për t'u zgjedhur rektor, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara me konkurs.

Në rast të miratimit të listës së propozuar, Këshilli Drejtues do t'i intervistojë kandidatët të cilët i kanë plotësuar kushtet për konkurrim. Në këto intervista, secili kandidat do të prezantojë një vizion gjithëpërfshirës për zhvillimin e strategjisë së ardhshme të Universitetit dhe për qasjen e tij menaxhuese.
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, në shërbim të transparencës së procesit, do ta përditësojë informacionin lidhur me të gjitha fazat e procesit të konkursit për zgjedhjen e rektorit të UP-së. Në frymën e kërkesës për transparencë të plotë ndaj çdo faze të përzgjedhjes, UP fton ambasadat e huaja në Republikën e Kosovës dhe organizatat e shoqërisë civile që të monitorojnë procesin e zgjedhjes së rektorit.

- Rektorati
CV-të e kandidatëve 04 Qershor 2024

Publikimi i CV-ve të kandidatëve për rektor të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina"

04 Qershor 2024

Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në mbledhjen e rregullt, datë 3.6.2024, është njoftuar me Raportin me nr. prot. 1/752, datë 30.5.2024, të Komisionit profesional për propozimin e listës së kandidatëve të cilët i plotësojnë kushtet e parapara për t'u zgjedhur rektor, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara me Konkursin me nr. prot. 1/318, datë 7.5.2024. 

Sipas Raportit me nr. prot. 1/752, datë 30.5.2024, kushtet e parapara për t'u zgjedhur rektor, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara me konkurs, i plotësojnë të gjithë kandidatët. Kandidatja, Prof. Asoc. Dr. Gjyljeta Mushkolaj, është tërhequr nga kandidatura.

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", do ta shqyrtojë listën e kandidatëve të propozuar si në Raportin me nr. prot. 1/752, datë 30.5.2024, të komisionit profesional. Në rast të miratimit të listës, kandidatët e propozuar do të intervistohen sipas agjendës e cila do të miratohet nga Këshilli Drejtues.

- Senati
Programet e kandidatëve 03 Korrik 2024

Publikimi i Programeve të punës të kandidatëve për rektor të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina"