Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë
Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë ofron gjashtë (6) programe në nivelin e studimeve master:
- Ekonomia e Bujqësisë dhe Ushqimit – MA, 120 ECTS
Për të avancuar ekspertizën e:
Specializuar në fushën e ekonomisë së prodhimit bujqësor, ekonomisë së industrisë ushqimore, zgjerimit të shërbimeve në zonat rurale dhe politikave bujqësore dhe rurale në mënyrë të vazhdueshme në përputhje me nevojat e tregut të vendit.
Të jenë në gjendje të kuptojnë dhe zbatojnë konceptet e bujqësisë dhe ekonomisë ushqimore, mikroekonomisë dhe makroekonomisë në bujqësi, ekonomi mjedisore dhe sociologji rurale. Për të qenë në gjendje të njohin, zgjedhin metodat analitike, analizojnë dhe zgjidhin problemet në fushën e bujqësisë dhe ekonomisë ushqimore. Aftësi për të mbledhur hulumtime në fushën e ekonomisë së ushqimit dhe bujqësisë dhe të aplikojnë njohuritë në praktikë.
Për më shumë rreth programit, kliko: https://fbv.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,49
- Mbrojtja e Bimëve – MA, 120 ECTS
Kurrikula e studimeve Master në Mbrojtjen e Bimëve-Fitomedicinë synon të rrisë kapacitetin, aftësimin, atraktivitetin dhe të përmirësojë pozicionimin e studentëve në tregun e punës, duke zhvilluar kurrikula tërheqëse që plotësojnë kërkesat e tregut. Gjithashtu, lejon diskutimin e çështjeve që lidhen me mbrojtjen e bimëve, transferimin e informacionit dhe njohurive që nxisin zhvillimin ekonomik.
Njohuritë e fituara përmes programit të studimit Mbrojtja e bimëve-Fitomedicinë mundësojnë aplikimin e njohurive dhe aftësive të fituara gjatë studimeve për zgjidhjen e suksesshme të problemeve komplekse në fushën shkencore të Mbrojtjes së bimëve. Ky program ka për qëllim që t’i aftësojë studentët që të arrijnë:
- njohuri të thella shkencore dhe teknologjike për të hartuar dhe menaxhuar risitë në mbrojtjen e bimëve dhe për të përmirësuar cilësinë, sasinë, higjenën dhe aspektet sanitare të produkteve bimore veçanërisht përmes aplikimit të Mbrojtjes së Integruar të dëmtuesve (MID);
- njohuri të thella për dëmtuesit e bimëve (dëmtuesit, patogjenët, barojat) dhe organizmat tjerë, ekologjinë, etiologjin si dhe epidemiologjin e sëmundjeve, bio-etologjin e dëmtuesve, ekologjin dhe biologjin e barojave;
- njohuri të thella për sëmundjet jo parazitare dhe kontrollin e tyre;
- njohuri adekuate për të njohur sëmundjet e bimëve, dëmtuesit, barojat dhe organizmat e tjerë në kushtet praktike;
- njohuri të thella për ndikimin e përbërësve të agro-ekosistemit dhe praktikave kulturore në patogjenët bimorë, dëmtuesit, barojat dhe organizmat tjerë;
- njohuri të thella të mjeteve teknike, produkte për mbrojtjen e bimëve natyrore, sintetike dhe biologjike që përdoren për mbrojtjen e integruar dhe biologjike si dhe parandalimin e efekteve të mundshme negative në njerz dhe mjedisin jetësor të produkteve për mbrojtjen e bimëve.
- të zbatojnë kurrikulën përmes temave të planifikuara mirë dhe aktiviteteve mësimore të bazuara në rezultatet e pritura,
- të planifikojnë orët mësimore në përputhje me kërkesat e kurrikulës,
- të përdorin strategji të ndryshme të mësimit dhe të vlerësimit me studentin në qendër,
- të përgatisin materiale mësimore dhe të përdorin mediat digjitale në procesin mësimor,
- të zbatojnë njohuritë e thelluar shkencore në fushën e Mbrojtjes së bimëve në kontekstet e ndryshme shkencore.
Për më shumë rreth programit, kliko: https://fbv.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,58
- Pemëtari Vreshtari – MA, 120 ECTS
Objektivi I përgjithshëm i programit të studimit në Pemëtari Vreshtari është të edukojë dhe të përgatisë studentët për punën shkencore kërkimore dhe praktike në fushën Pemëtari Vreshtari dhe sectorë tjerë të Hortikulturës.
Studentëve u kërkohet të mësojnë të përdorin literaturën bashkëkohore shkencore në mënyrë që të fitojnë njohuritë e nevojshme për përgatitjen zbatimin dhe mbikqyrjen e projekteve të ndryshme fushën e Pemëtarisë Vreshtarisë dhe sektor tjerë të Hortikulturës.
Studentëve u kërkohet të mësojnë se si të vendosin një hipotezë shkencore, të planifikojnë dhe të kryejnë kërkime, të zgjedhin metoda adekuate të hulumtimit dhe interpretimin e rezultateve të hulumtimit me analiza kritike dhe përfundime logjike. Pas përfundimit të programit, të diplomuarit do të bëhen ekspertë me njohuri dhe kompetenca të zgjeruara për kërkimin shkencor dhe zbatimin praktik të njohurive në fushen e pemëtarisë, vreshtarisë dhe sektorë tjerë të hortikulturës.
Objektiv tjeter i programit të studimit Pemëtari Vreshtari është bashkëpunimi me partnerët në projekte të ndryshme me universitete të tjera brenda dhe jashtë vendit me qëllim të zbatimit të metodave të reja koherente të mësimdhënjes dhe mësimnxënjes. Fokusi mbetet vazhdimi i promovimit të bashkëpunimit ndërdisiplinor në kuadër të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë (FAV) ndërmjet njësive akademike të Universitetit të Prishtinës, bashkëpunimit ndër- universitar lokal dhe ndërkombëtarë.
Për më shumë rreth programit, kliko: https://fbv.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,52
- Shkencat e Aplikuara në Zootekni – MA, 120 ECTS
Qëllimi kryesor i studimit në programin master Shkencat e aplikuara ne zootekni është thellimi i njohurive nga fusha e prodhimtarisë shtazore të cilat studenti i ka fituar gjatë nivelit Bachelor të studimeve. Studentëve u ofrohen informacione relevante, të cilat kanë të bëjnë me metodologjinë e planifikimit, vendosjes dhe përcjelljes së hulumtimeve shkencore, si dhe grumbullimin, përpunimin dhe prezantimin e rezultateve të fituara. Studentët do të thellojnë njohuritë nga fusha shkencore: Fiziologjia se rritjes, riprodhimit dhe laktacionit, Fiziologjia e te ushqyerit te kafshëve, biooteknologjia animale si dhe biometria dhe lendet tjera të cilat kanë të bëjnë me metodologjinë bashkëkohore të prodhimtarisë shtazore. Studentët fitojnë njohuritë e mjaftueshme për të promovuar dhe nxitur një prodhimtari më të avancuar blegtorale ne vend.
Kurrikula e studimeve master ne Shkencat e aplikuara ne zootekni synon të rrisë kapacitetin profesionale të studentit dhe aftësinë e tij konkurruese në tregun e punës. Kjo kurrikulë do të adresojë çështjen e punësimit të të diplomuarve, fleksibilitetin e të mësuarit, ndërkombëtarizimin, bashkëpunimin me sektorin sipërmarrës, zvogëlimin e migrimit te rinisë se papunësuar si dhe pabarizinë rurale dhe urbane.
Për më shumë rreth programit, kliko: https://fbv.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,55
- Bujqësi Urbane – MA, 120 ECTS
Qëllimi i përgjithshëm i programit të studimit në Bujqësinë Urbane është të edukojë dhe të përgatisë studentët për punën shkencore dhe kërkimore në fushën e Bujqësisë Urbane. Studentëve u kërkohet të mësojnë të përdorin literaturën shkencore bashkëkohore në mënyrë që të fitojnë njohuritë e nevojshme për të përcaktuar drejtimin e hulumtimit. Studentëve u kërkohet të mësojnë se si të vendosin një hipotezë shkencore, të planifikojnë dhe kryejnë hulumtime, të zgjedhin metoda adekuate të kërkimit dhe interpretimin e rezultateve të hulumtimit me analiza kritike, dhe përfundime logjike. Pas përfundimit të programit të studimit, të diplomuarit do të bëhen ekspertë me njohuri të zgjeruara dhe kompetenca për kërkime shkencore dhe kërkimore në fushën e Bujqësisë Urbane.
Qëllimi specifik i programit të studimit në Bujqësinë Urbane është ngritja e cilësisë së mësimdhënies në mënyrë që gradualisht të përmirësohet cilësia e arsimit dhe kërkimit, duke synuar të ofrojnë mundësi më të mira arsimore për studentët.
Për më shumë rreth programit, kliko: https://fbv.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,59
- Mjekësi Veterinare - 5 Vite studime 300 ECTS
Njohuritë e fituara përmes programit të studimit mundësojnë aplikimin e njohurive dhe aftësive të fituara gjatë studimeve për zgjidhjen e suksesshme të problemeve komplekse në mjekësi veterinare. Ky program ka për qëllim që t’i aftësojë studentët që:
- të zbatojnë kurrikulën përmes temave të planifikuara mirë dhe aktiviteteve mësimore të bazuara në rezultatet e pritura,
- të planifikojnë orët mësimore në përputhje me kërkesat e kurrikulës,
- të përdorin strategji të ndryshme të mësimit dhe të vlerësimit me studentin në qendër,
- të përgatisin materiale mësimore dhe të përdorin mediat digjitale në procesin mësimor,
- të zbatojnë njohuritë e thelluar shkencore në fushën e Mjekësisë veterinare në kontekstet e ndryshme shkencore,
- të vjelin materiale për studime duke zbatuar metoda përkatëse shkencore.