Fakulteti i Ndërtimtarisë

Fakulteti i Ndërtimtarisë ofron 3 programe studimi në nivelin master. Programet e ofruara janë:

 

  • Konstruksione – MA, 120 ECTS

Programi i studimeve në Master i Shkencave për konstruksione, ka synim për të transformuar pozitivisht shoqërinë duke dhënë një kontribut të rëndësishëm duke influencuar politikat publike ku është përfshirë me ekspertizë dhe punë të stafit e studentëve në një sërë reformash me impakt në përmbajtjen e kohës si dhe reforma e arsimit të lartë. Ky program i studimeve është pjesë integrale e zbatimit të misionit që ka institucioni, dhe ka objektivat për edukimin e inxhinierëve duke u mbështetur në arritjet më të fundit shkencore në inxhinierinë e ndërtimit dhe në të njëjtën kohë duke shtuar kompetenca më të veçanta për studentët me njohurit e përgjithshme që lidhen me multi disiplinat dhe kompleksivitetet e fushave të ndërtimeve, e që për arritjet e tyre nevojitet bashkëpunimi me shumë disiplina.

Për më shumë rreth programit, kliko: https://fn.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,59

 

  • Hidroteknikë – MA, 120 ECTS

Pos kërkesave në rritje të furnizimit me ujë gjendjen e bëjnë edhe më të rëndë rritja e kërkesave të popullsisë duke u bazuar në rritjen e cilësisë së jetesës, kërkesat e shtuara për ujitje, shfrytëzimi i fuqisë së ujit për energji, urbanizimi i intensifikuar dhe ndryshimet klimatike. Për më shumë, pos kërkesës në rritje të sasisë së ujërave duhet pasur parasysh edhe ndotjen e vazhdueshme të tyre dhe degradimin e kualitetit të resurseve ujore. Rritja e kërkesës për ujë dhe degradimi i kualitetit të ujit paraqet një barrë të vazhdueshme për resurset ekzistuese ujore. Prandaj, është më se e nevojshme që këto resurse të shfrytëzohen në mënyre optimale dhe të jemi të përkushtuar në mbrojtjen e tyre.Të gjitha këto janë tregues të qartë se fusha e Hidroteknikës ka nevojë për personel të kualifikuar i cili do të ketë aftësi profesionale dhe shkencore për planifikimin optimal, projektimin dhe operimin e sistemeve të resurseve ujore.

Për më shumë rreth programit, kliko: https://fn.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,62

 

  • Gjeodezi – MA, 120 ECTS

Niveli i studimit bazohet në një sfond specifik të studimeve me te thelluara se sa në nivelin bacelor, ku studentet mund te përfitojnë njohuri me te theksuara shkencore te bazuar ne hulumtim. Ne këtë modul do te ketë një dedikim me te larte për punën ekipore hulumtuese përmes projekteve te përbashkëta përmes grupeve te studenteve. Ky program i studimeve është pjesë integrale e zbatimit të misionit që ka institucioni, dhe ka objektivat për edukimin e kuadrove, duke u mbështetur në arritjet më të fundit shkencore në fushat e gjeodezisë, gjeoinformacionit dhe vrojtimit te Tokës nga hapësira. Gjithashtu do te fokusohet edhe ne aftësimin e studenteve me njohuritë e përgjithshme që lidhen me multi disiplinat dhe kompleksivitetet e fushave inxhinierike, si problemet globale te specifikuar nga Agjenda 2030 e synimit te zhvillimit e qëndrueshëm (SDG).