Fakulteti i Edukimit

Fakulteti i Edukimit ofron dy programe studimore në nivelin master. Programet e ofruara janë:

  • Master i Shkencave të Edukimit (me specializim) – MA, 120 ECTS

Specializimet:

  • Këshillim Pedagogjik
  • Edukim Inkluziv
  • Udhëheqje në Arsim
  • Mësimdhënie dhe Kurrikulë

Qëllimi i programit është të pajisë studentët me aftësitë dhe njohuritë përkatëse për të qenë në gjendje të punojnë në mjedise të ndryshme të edukimit. Programi bazohet në konceptin e 'mësimdhënies së bazuar në dëshmi dhe mësimdhënies së bazuar në praktikë. Programi është hartuar me nevojën për të kombinuar qasjen teorike dhe trajnimin praktik për të ushtruar profesionin. Përveç kurseve të caktuara teorike, programi përfshin edhe pjesën praktike në një institucion arsimor, si dhe një seminar kërkimor që synon zhvillimin e aftësive kërkimore të studentëve. Programi është i organizuar në një mënyrë të tillë që në vitin e parë të studimit është i përbashkët për të gjitha specializimet (me mundësinë e zgjedhjes së disa kurseve) duke siguruar një strukturë më koherente të arsimimit të profesionistëve në fushën e arsimit. Për më tepër, pjesa e përbashkët i programit organizohet në atë mënyrë që të adresohen specifikat e secilit specializim.

Për më shumë rreth programet, kliko linqet më poshtë:

•    https://edukimi.uni-pr.edu/desk/inc/media/8A541D17-17AD-4084-B171-B19976C58C2D.pdf
•    https://edukimi.uni-pr.edu/desk/inc/media/2CEF927E-CA32-407A-B63E-250E429BA719.pdf
•    https://edukimi.uni-pr.edu/desk/inc/media/D7070B6C-BCF2-4139-B7DD-CE6E7B4D1F86.pdf
•    https://edukimi.uni-pr.edu/desk/inc/media/688EAC18-7AAF-4235-BDD8-862ECA803F28.pdf

 

  • Master i Mësimdhënies Lëndore (me specializim) – MA, 120 ECTS

Qëllimi i përgjithshëm i programit Master në Mësimdhënie lëndore është që të avancojë më tutje kompetencat moderne të mësimdhënies dhe të praktikës pedagogjike, krahas atyre akademike, duke marrë për bazë edukimin paraprak dhe nevojat e secilit profil të mësimdhënies lëndore. Qëllimi kryesor i këtij programi është të sigurojë arsim thelbësor për përgatitjen e mësimdhënësve lëndor. Përmes këtij programi, studentët do të fitojnë njohuri të mësimdhënies bashkëkohore, do të zhvillojnë aftësitë dhe kompetencat e tyre për të lidhur përmbajtjen e lëndës me ato të fushave të tjera kurrikulare, problemet në jetën e përditshme, pedagogjinë efektive dhe praktikës reflektuese.

Për më shumë rreth programit, kliko KËTU (https://edukimi.uni-pr.edu/desk/inc/media/238251EF-1610-4F69-8808-DD615A6E44BD.pdf)