Erasmus+ në "Anadolu University”, Turqi

16 Prill 2024
SHARE

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Anadolu University, Turqi

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa në "Anadolu University, Turqi në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian për shkëmbimin e stafit për mësimdhënie / trajnim.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:  

  • Shkëmbimin e stafit për mësimdhënie /trajnim (një bursë);
  • Periudha e mobilitete (staff week):  6 deri 10 Maj 2024.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin:

  1. CV (në gjuhën angleze);
  2. Kopja e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose kopja e letërnjoftimit;
  3. Një dokument që vërteton që jeni staf i Universitetit të Prishtinës;
  4. Kërkohet njohuri e gjuhës angleze (minimumi niveli B2);

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu  dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 21 prill 2024.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

  • Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni znj. Blerandë Dragusha Fetahu në adresën elektronike: [email protected] ;
  • Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, klikoni në këtë link: Udhëzuesi.

Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja ofron, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu.