Hapet thirrja për bursa në Programin Erasmus+ në TH Köln – University of Technology, Arts and Sciences, Gjermani

22 Mars 2024
SHARE

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursa për semestrin dimërortë vitit akademik 2024/2025, për mobilitetenë TH Köln – University of Technology, Arts and Sciences, Gjermani, në kuadër të programit Erasmus +.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-Shkëmbimin e studentëve për një semestër Bachelor, Masterdhe PhD

Fushat e mobilitetit: Inxhinieri Mekanike 


Nivelet e mobilitetit për studentët:
Bachelor - studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme, për të cilat aplikoni në University ofTechnology, Arts. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve.

Master - studentët duhet të kenë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme, për të cilat aplikojnë në Universitetin e lartpërmendur.

Studentët PhD- duhet ta paraqesin një plan të hulumtimit si dhe ta marrin një konfirmim nga një Profesor në Universitetin pritës, i cili/a do të i mbikëqyr gjatë kohës së  qëndrimit në Universitetin për Teknologji dhe Art. 

Kohëzgjatja e bursave:
-Bachelor dhe Master (1 semestër, 5 muaj)

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:

• Certifikata e notave/transkripta;

• Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe semestrin/vitin estudimit gjatë këtij viti akademik);

• Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

• CV (në gjuhën angleze);

• Certifikata e gjuhës angleze/gjermane (niveli B2);

• Nota mesatare kërkohet të jetë jo më pak se 8.00.

• Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

Për programet e studimit të ofruara në University ofTechnology, Arts and Sciences, Gjermani ju lutem vizitoni ueb faqen zyrtare: Home - TH Köln (th-koeln.de)

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkunmë poshtë: https://smss.uni-pr.edu  dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën  28 mars 2024.

Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].

Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkunmë poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).