Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Radboud Summer School” të Holandë.
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa në "Radboud University” në Holandë për shkollë verore në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.
Për më shumë informata lidhur me kurset që mund të ndjekni në Radboud, i gjeni në linkun si më poshtë: Radboud Summer School Courses | Radboud University (ru.nl)
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e doktoratës:
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
- Certifikata e notave/Transkripta;
- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze(niveli minimal i gjuhës angleze B2);
- CV (në gjuhën angleze);
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin janë:
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
- Certifikata e njohjes së gjuhës së huaj (niveli minimal i gjuhës angleze C1).
Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 26 mars 2024.
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
- Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni znj. Blerandë Dragusha Fetahu në adresën elektronike: [email protected] ;
- Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, klikoni në këtë link: Udhëzuesi.
Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja ofron, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu