Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për staf akademik/administrativ për semestrit veror 2023/2024, nëUniversitetin e Triestes, Itali, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Evropian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë: Shkëmbimin e stafit akademik nga Departamenti i Shkencave Politike si dhe stafi administrativ nga Administrata Qendrore e UP-së.
Dokumentet e kërkuara për aplikim janë:
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Një dokument që dëshmon që jeni staf i UP-së;
- Kërkohet njohja e gjuhës angleze minimumi B2.
Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: UNI-PR | Hello! Online System dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 21 mars 2024.
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].
Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).