Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Wroclaw University” , Poloni
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa në "Wroclaw University” Poloni, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë: Shkëmbim stafi për trajnim nga administrata
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin:
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopja e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose kopja e letërnjoftimit;
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Një dokument që vërteton që jeni staf i Universitetit të Prishtinës;
- Kërkohet njohuri e gjuhës angleze (minimumi niveli B2);
Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 10 mars 2024.
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
- Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni znj. Blerandë Dragusha Fetahu në adresën elektronike: [email protected] ;
- Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, klikoni në këtë link: Udhëzuesi.
Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja ofron, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu.