Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursë për semestrin dimëror 2024/2025, në Universitetin e Maastricht-it në Holandë, në kuadër të programit Erasmus +.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbim të studentëve të Fakultetit Juridik BA&MA
Të drejtë aplikimi kanë studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë (BA) si dhe semestrin e parë (MA).
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim që jeni student (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (minimumi niveli B2).
- Nota mesatare duhet të jetë jo më pak se 8.00.
- Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.
Për më shumë informacione luteni që ta vizitoni ueb faqen e universitetit të lartpërmendur: Faculty of Law exchange programme - Maastricht University
Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 11 mars 2024.
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].
Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: MANUALI.pdf (uni-pr.edu).