Erasmus +, në Universitetin e Oradeas, Rumani

28 Shkurt 2024
SHARE

Hapet thirrja për mobilitet në programin Erasmus +, në Universitetin e Oradeas, Rumani

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për punë praktike (internship) në Universitetin e Oradeas, në Rumani, në kuadër të programit Erasmus+ për semestrin veror 2023/2024 (semestrin aktual).

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbim të studentëve të nivelit BA&MA nga fushat si më poshtë: Shkenca Politike, Histori, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Shkenca Sociale si dhe Gazetari.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);
  • CV (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Vërtetim që jeni student (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
  • Certifikata e njohjes së gjuhës angleze ose gjermane (minimumi niveli B2).
  • Nota mesatare duhet të jetë jo më pak se 8.00.
  • Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

Për më shumë informacione luteni ta vizitoni ueb faqen e universitetit të lartpërmendur: Universitatea din Oradea | The University of Oradea (uoradea.ro)

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: UNI-PR | Hello! Online System dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 10 mars 2024.

Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja ofron, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur me këtë thirrje mund ta kontaktoni znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected]. Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).