Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në “Universidad de León”, Spanjë
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete në “Universidad de León” Spanjë në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime BA dhe MA;
- Shkëmbimin e stafit akademik.
Nivelet e shkëmbimit:
- Bachelor, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar një vit nga fusha më poshtë.
- Master, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër nga fusha më poshtë.
Për programet e studimit dhe kurset e ofruara në " Universidad de León”, Spanjë, ju lutem ju lutem vizitoni uebfaqet zyrtare, si më poshtë: https://www.unileon.es/internacional/estudiantes/movilidad-internacional-entrantes/oferta-academica
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët janë:
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
- Certifikata e notave/Transkripta;
- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze(niveli minimal i gjuhës angleze B2 ose spanjolle);
- CV (në gjuhën angleze);
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik:
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale)
- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës B2).
- Kontratën e punës
- Tjera.
Njoftim: Spanja nuk njeh pasaportat e Kosovës dhe si rrjedhojë nuk mund të udhëtohet me dokumente të Kosovës.
Afati për aplikim është deri më 27.12.2023
Dokumentet me titull “Universidad de León” duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected].
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.