Hapet thirrja për bursë në programin Erasmus+ në Universitetin e Mariborit, Slloveni
Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin veror 2023/2024 për mobilitete në Universitetin e Mariborit, në kuadër të programit Erasmus+.
Llojet e mobilitetit janë:
Shkëmbimi i studentëve nga të gjitha fushat.
Të drejtë aplikimi kanë studentët e nivelit BA, MA dhe PhD - Studentët duhet të jenë të regjistruar në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme, për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët, të cilët, të paktën, kanë të përfunduar vitin e parë (BA) ose semestrin e parë të studimeve përkatëse (MA) dhe kanë notën mesatare mbi 8.00. Ndërsa studentët PhD duhet ta kenë paraprakisht një pëlqim për mbikëqyrje nga një profesor në Universitetin e Mariborit.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët BA dhe MA:
- Transkripti i notave (në gjuhën angleze);
- Certifikata që dëshmon se jeni student i UP-së (në gjuhën angleze);
- Nota mesatare duhet të jetë jo më pak se 8.00;
- Letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Kopja e pasaportës;
- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli i gjuhës angleze, minimumi B2);
- Letër pëlqimi për mbikëqyrje (vlen vetëm për studentët e PhD) ;
- Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.
Po ashtu duhet të plotësoni edhe disa dokumente që kërkohen nga Universiteti i Mariborit, të cilat mund t’i shkarkoni këtu: APPLICATION FOR PARTNER COUNTRIES - Erasmus+ (um.si)
Për programet e studimit dhe kurset e ofruara në Universitetin e Mariborit, ju lutem vizitoni ueb faqet zyrtare, si më poshtë: COURSE CATALOGUE - Erasmus+ (um.si)
Ju duhet të aplikoni në Universitetin e Mariborit për programe dhe lëndë të njëjta me ato në fakultetin tuaj në UP, kjo për arsye që lëndët dhe ECTS - kreditë t’ju njihen kur të ktheheni për të vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës.
Afati për aplikim për semestrin veror: 29 nëntor 2023.
Dokumentet e skanuara duhet t’i dërgoni me titull “University of Maribor” te znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument të vetëm, në PDF.
Për më shumë informata për programet që ofron UP-ja luteni ta vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu