Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për mobilitete në Conservatorio di Musica "Giuseppe Tartini" në Trieste, Itali,në kuadër të programit Erasmus+.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbim stafi akademik nga Fakulteti i Arteve Dega (Piano dhe këndim)
- Shkëmbim studentëve BA&MA (të instrumenteve harkor dhe frymor)
Nivelet e mobilitetit për studentët:
BA- (studentët duhet të kenë të përfunduar të paktën një vit të studimeve themelore në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë dhe të kenë notën mesatare mbi 8.00).
MA- (studentët duhet të kenë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë dhe të kenë notën mesatare mbi 8.00)
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentë:
- Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (minimumi niveli B2).
Dokumentet e nevojshme për aplikim për staf:
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Një dokument që jeni staf i Universitetit të Prishtinës;
- Kërkohet njohuri e gjuhës angleze (minimumi niveli B2).
Thirrja është e hapur deri më 22 nëntor 2023 (në mesditë).
Dokumentet me titull ‘’ Conservatorio di Musica "Giuseppe Tartini’’ duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected].
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një dokument të vetëm në PDF. Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Për më shumë informata rreth bursave mund ta vizitoni ueb faqen : Universiteti i Prishtinës (uni-pr.edu), ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, nr. 111, Prishtinë.