Erasmus + në Universitetin Beira Interior, Portugali

22 Shkurt 2022
SHARE

Hapet thirrja për mobilitet në programin Erasmus + në Universitetin Beira Interior, Portugali

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për mobilitete në Universitetin Beira Interior  në kuadër të programit Erasmus+, për semestrin veror të vitit akademik 2021/2022.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-   Shkëmbim stafi për mësimdhënie;

-  Shkëmbim stafi për trajnim.

Dokumentet e kërkuara për aplikim janë:

  • CV (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Një dokument që dëshmon që jeni staf i Universitetit të Prishtinës;
  • Kërkohet njohuri e gjuhës angleze (minimumi niveli B2);


Dokumentet me titull " Beira Interior University “ duhet të dërgohen të skanuara në adresën elektronike: [email protected]. Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument të vetëm në PDF. Data e fundit për aplikim është 01 mars 2022.

Për më shumë informata rreth për Universitetin Beira Interior vizitoni ueb faqen: https://www.ubi.pt/en/